Gara shpejtësie, të dehur dhe me telefon në timon/ Policia nxjerr agjentë civilë, kap mat shoferët (VIDEO)

Nisur nga ngjarjet e fundit rrugore me pasoja si dhe me qëllim aplikimin e kontrolleve policore sa më efikase për parandalimin e ngjarjeve rrugore, Policia Rrugore e Tiranës, organizoi disa pika kontrolli lëvizëse në të gjithë territorin e kryeqytetit, me agjent verifikues me veshje civile të cilët vëzhguan dhe rregjistruan; në orë të ndryshme gjatë ditës, por edhe në orët e vona të natës, disa nga rrugët me rrezik të shtuar për aksidente rrugore duke monitoruar, sjelljen e drejtuesve të automjeteve dhe motomjeteve në rrugë, në raport me normat e sjelljes të përcaktuara në Kodin Rrugor Shqiptar.

Nga kontrollet e ushtruara u konstatuan dhe u ndëshkuan:

95 drejtues mjetesh për përdorim celulari duke komunikuar dhe ajo që është më e rrezikshme duke shkruar gjatë drejtimit të mjetit.

78 drejtues motomjetesh për mospërdorim të kaskës mbrojtëse.

35 drejtues mjetesh për mosdhënie përparësie ndaj këmbësorëve.

8 drejtues mjetesh u është pezulluar leja e drejtimit për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.

15 drejtues mjetesh për gara me shpejtësi kryesisht në zonën e unazës së madhe.

120 mjete të ndaluara administrativisht pasi rezultonin debitor si dhe u vendosën 790 masa administrative për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor. 

Gjithashtu përgjatë 24 orëve të fundit në funksion të këtyre kontrolleve janë arrestuar në kushtet e flagrancës 14 drejtues mjetesh, nga të cilët :

• 3 drejtues mjetesh për shkelje të rregullave qarkullimit rrugor.

• 5 drejtues mjetesh për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

• 5 drejtues mjetesh për drejtim mjeti të papajisur me leje drejtimi.

• 1 drejtues mjeti për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe veprime që pengojnë zbardhjen e të vërtetës. 

Respekto rregullat e qarkullimit rrugor, mos harro, policia po të vrojton", thuhet në njoftimin e policisë. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fillimi i mbare gjysma e punes: 10/08/2018 00:44

    Po kur do te kontrollohen dritat e gjata verbuese te makinave qe vijne perballe e qe te rrezikojne jeten.Edhe ketyre derrave duhet me jua treguar vendin.Vetem friken njeh shqiptari se per njerezillek te merr jeten dhe te ben fajtor me fajin e vet.Bejeni dhe kete kontroll o ju te policise rrugore qe nuk mjohni dhe vete rregullat e qarkullimit se nuk eshte vone.Do jene dhe njerezit e juaj qe ode do behen vrases ose do rrezikojne jeten nga keto modele vrasesish te patentuar me lek pa shkuar asnje dite ne kurse.Auroshkollat prodhojne cdo dite vrases me liqense ose shofere qe nuk njohin asnje rregull te qarkullimit rrugor.Kje ore shtet qe nuk ke asnje punonjes kopetent.Turp.

    Përgjigju
  • Noc rroku: 09/08/2018 23:23

    Une mendoj nje shofer qe ka bere kursin sipas rregullave,dhe nuk e ka marr patenten me lek nuk ben oksidente.fajet bijen gjithmon mbi shtetin per autoshkolla te korruptuera qe lajn me gjak rruget me njerze te pafajshem.j

    Përgjigju
  • Kafsha: 09/08/2018 17:53

    Ti dërrmojnë rëndë ekonomikisht që të mos e ngrenë kokën! Vetëm kështu arrihet ta bësh “mu tin, pulë” Bëjini të pula, vetëm kështu kuptojnë!

    Përgjigju
  • Emigranti: 09/08/2018 16:50

    Nuk jane vetem telefoni,rripi,shpejtesia, por e gjithe rreg.qarkullimit;mos ndezja e sinjalit te krahut,mos respektimi I tabelave te qarkullimit si dhe mungesa ne vendet e duhura te tabelave.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Autoriteti Palestinez formon kabinetin e ri

Autoriteti Palestinez formon kabinetin e ri