Përkujtohet 75 vjetori i brigadës partizane 'Myzeqeja', Dritan Leli: Kujtimi nga të rinjtë, shpresë për të ardhmen

Përkujtohet në Poro të Vlorës, 75 vjetori i krijimit të brigadës partizane së Myzeqesë. Në një ceremoni festive, ku mbizotëronin me muzikë patritotike dhjetëra të rinj, pasardhës së partizanve të kësaj brigade, por banorët të zonës kanë kujtuar kontributin e kësaj brigade që udhëhoqi luftën naciolal-çlirimtare në këtë zonë, prej të cilëve pati edhe shumë dëshmorë.

Kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli u shpeh se ndjehet i lumtur për të rinjtë e sotëm që mbajnë simbolin e partizanëve në shpatulla, pasi sipas tij vetëm duke njohur historinë dhe kontributin e saj mund të ketë të ardhme.

Ka të rinj plot që kanë srdhur këtu për të kujtuar  dhe për të mbajtur gjallë frymën e patriotizmit. U jam pafund mirënjohës për vajzat dhe djemtë e Myzeqesë që 75 vitë më parë themeluan çetën e Myzeqesë për të cilën duhet të jemi të gjithë krenarë. Jam i lumtur që të rinjtë e sotëm mbajnë simbolin e partizanëve të atëhershëm për të na dhënë mësimin të gjithëve që ky vend do të ketë të ardhme, sepse një vend ka të ardhme kur ti ke respektuar historinë.

Dritan Leli, Kryetar i Bashkisë Vlorë

Në kuadër të ndjenjave për mbrojtjen dhe zhvillimin e kësaj zone, Leli u ndal edhe tek projektet e parashikuara nga qeveria në këtë zonë, siç është edhe projekti për aeroportin.

Një nga projektet e rëndësishme që qeveria dhe kryeministri Rama ka bërë për zonën e Myzeqesë është pikërisht aeroporti në zonën e Akërnisë. Janë duke punuar të gjithë që ky projekt i rëndësishëm të jetë në territorin e bashkisë së Vlorës, sidomos në Myzeqe, sepse duke pasur projekte të mëdha, ato problematika të vogla si, uji i pijshëm, rrugët e pashtruara, janë pjesë e zhvillimit natyral. E rëndësishme është që ne të punojmë me një strategji të madhe Kombëtare, siç është aeroporti i Akërnisë, Vlorës, gjithë Myzeqesë, i cili do të bëjë që kjo zonë do të ketë gjithë zhvillimin më të madh historik, përsa i përket infrastrukturës dhe ekonomisë familjare.

Dritan Leli, Kryetar i Bashkisë Vlorë

E pranishme në aktivitet ishte edhe ish-deputetja e kësaj zone, Valentina Leskaj, e cila është edhe mbesa e komandantit të brigadës së pestë. Përkujtimin, Leskaj e ka cilësuar një privilegj për të gjithë brezat.

Është nder dhe privilegj që të jesh këtu, që të nderosh ata, të cilët vunë lirinë e tyre, gjithcka, madje edhe jetën e tyre në shërbim të lirisë së atdheut, duke i bërë një nder të madh edhe vetes së tyre.

Valentina Lesakj, Ish-deputete 

Homazhe në nderim të tyre u kryen edhe në qendër të fshatit Poro, ku është vendosur lapidari me emrat e të gjithë partizanëve të kësaj brigade, aty ku nisi edhe rezistenca ndaj pushtuesve për t’u përhapur më pas në Vlorë e Fier. 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hahshsh: 09/09/2018 16:56

    Ky me ceremoni merret si organizator eventesh se Vloren e ka lene rrugeve

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kurti pas vendimit të Asamblesë: Me Kosovën, KiE fiton një demokraci të re e të gjallë

Kurti pas vendimit të Asamblesë: Me Kosovën, KiE fiton një demokraci të re e të gjallë