POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Përkujtohet një vjetori i ndarjes nga jeta të Alessandro Leogrande, shkrimtarit italian që shkroi për shqiptarët

Shkrimtari italian Alessandro Leogrande, i cili ka dhënë një kontribut të madh gjatë jetës së tij për emigrantët shqiptarë, duke sjellë disa herë në qendër të vëmendjes jetën e tyre, sidomos datën 28 mars të vitit 1997, anijen Katër i Radës nisur nga Vlora me rreth 120 gra, burra dhe fëmijë, pas përplasjes me anijen e marinës italiane, që mbeten në ngushticën e Otrantos, u përkujtua sot, një vit pas ndarjes nga jeta në Bibliotekën e Kryeministrisë.

Të pranishmit ishin botues dhe kolegë të shkrimtarit edhe gazetarit, që ka bërë disa udhëtime drejt qyteteve të Shqipërisë në Vlorë, Fier dhe zonat përreth për të takuar personazhet e romaneve të tij. Ata rrëfejnë se si e kanë njohur Leogranden nga afër.

Të njihje Alessandron ka qenë me të vërtetë një privilegj. Ishte një privilegj të flisje me të, ta takoje.  Për ata që e kanë njohur, të shikosh edhe tani imazhet e tij ndodh diçka jo e zakontë, sepse në ato imazhe nuk është vetëm fotografia. Në ato imazhe është ai. Unë nuk e di nëse ju e gjeni veten në fotot tuaja, unë jo. Edhe kjo më ndodh edhe teksa shoh fotot e miqve, mirëpo teksa shikon fotot e Alessandros, e kupton, aty është ai. Ka tek ai diçka më shumë. Dhe ta njihje atë do të thoshte të kapërceje një botë nga këndvështrimi gjeografik apo politik, social dhe kulturor.

Loredana Capone, Përgjegjësja kulturore e Rajonit Puglia

 

Këtë mëngjes vura re se rruga që mban emrin e Alessandros është rruga ku unë bëj jokking dhe kështu do të kem mundësi ta përshëndes çdo ditë. Alessandron unë e kam njohur në errësirë. Ishim në teatër në Kore. Dhe unë në një mbrëmje të vonë dola nga dhoma ime dhe nuk arrija të gjeja çelësin. Ishte errësirë totale! Në një moment u përplasa me dikë tjetër dhe po përpiqesha ta zhdramatizoja. Nuk e di nëse tjetri pati frikë, por unë po! Pyetja që i bëj vetes dhe sot është kjo aftësi për të rrëfyer dhe për të harmonizuar mendimin me fjalën, aftësia për të perifrazuar fjalën. Pyesja veten nëse kjo ishte meritë e shkollës italiane, apo është meritë e një njeriu si Alessandro. As sot nuk jam në gjendje ti përgjigjem kësaj pyetje.

Ylljet Aliçka, shkrimtari shqiptar 

 

Alessandro nuk njihte Shqipërinë, njihte shqiptarët. Në Itali kjo gjë ka befasuar, pse Shqipëria t’i dedikojë një rrugë Leograndes?! E vetmja përgjigje e mundshme është kjo. Sepse ai njihte shqiptarët dhe shqiptarët e kanë kuptuar aftësinë e tij për të lexuar në brendësi të shpirtit të tyre, ndaj kanë dashur t’i dedikojnë një rrugë. Dhe kjo më duket e drejtë!

Luigi de Luca, menaxher i Kulturës dhe Ekonomisë në Rajonin e Puglias

 

Është një nga figurat më të mëdha jo vetëm të kulturës por edhe të kritikës italiane. Unë po e nis nga libri i tij i fundit “Kufiri”, përshtypja ime ishte që Leogrande nuk ishte ende një shkrimtar i madh, por po bëhej. Ishte vetëm 40 vjeçe. Po bëhej një shkrimtar i madh në rrugën e gazetarëve të mëdhenj shkrimtarë që dinë të bëjnë letërsi, që janë më mirë se romanet librat e tyre sepse depërtojnë në realitet.

Goffredo Fofi, themeluesi i revistës "Lo Straniero"

 

Ndjesia që mua më vjen edhe teksa dëgjoj të lexohen pjesë nga “Il naufragio”, është ajo e një ndjesie faji që lind nga ambienti që të rrethon dhe është pikërisht këtu që nis ndjesia e përgjegjësisë. Një vit më parë as që do të na kishte shkuar në mendje se do të vinim sot këtu për t ta kujtuar. Do të ishte bukur që sot të ishte edhe ai bashkë me ne.

 Nicola Lagioia, shkrimtari italian

Alesandro Leogrando ka bërë shumë për ne. Unë e kam njohur në vitin 2012 Leograndon. Alesandro e ka njohur Shqipërinë qysh herët. Ka ardhur këtu që në moshën 14-vjeçare me të atin dhe ka pasur impresione shumë të bukura.

Arlinda Duaj, botuese

Alessandro Leogrande (1977-2017) ishte drejtor i të përmuajshmes “Lo Straniero”, mbulonte gjithashtu rubrika të përjavshme, si në “Corriere Dell Mezzogiorno”.  Një nga rrugët e kryeqytetit të Tiranës mori emrin e Alessandro Leogrande-s.

Ndërsa, në datë 10 shtator në amfiteatrin e Parkut të Liqenit shfaqet opera “Katër i Radës. Fundosja e anijes” me muzikë nga Admir Shkurtaj, bazuar në libretin e Leograndes në Tiranë.

ke.mu.
Komento