POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

'Ocean Black Pearl', ankorohet jahti i tretë më i madh në botë në Sarandë

Bregdeti i qytetit të Sarandës një nga pikat turistike më atraktive për turistët brenda dhe jashtë vendit , është “vizituar” së fundi nga një nga jahtet e cilësuara si më të bukurit dhe më të mëdhenjtë në botë.

Bregdeti i Sarandës edhe gjatë dimrit është bërë një nga destinacionet e preferuar për pasaniket e botës. Mëngjesin e kësaj të mërkure në portin e Sarandës është ankoruar një nga 3 jahtet me vela më të mëdha të botëës i quajtur  si  Ocean Black Pearl (perla e zezë e oqeanit). Jahti i përket miliarderit Rus, Oleg Burlakov dhe është cilësuar si një lider në gjeneratën e re të jahteve me vela.

Jahti Black Pearl, ka tre shtyllat e saj në të cilat shtihen velat dhe ndihmojnë në lundrimin e tij duke shfrytëzuar erën. Ka një gjatësi prej 106.7m  ndërsa ekuipazhi i tij përbeht prej 18 personash, por numri i të ftuarve është mbi 100, pasi në Perlën e Zezë ka 19 kabina.  Jahti i është dorëzuar miliarderit rus në fillim të vitit 2018 nga porti i Roterdamit , ndërsa vlera e tij është 200 milion dollar.

Viti 2018 ka qenë destinacion i preferuari për miliarderët botëror për të vizituar Sarandën. Në muajin korrik porti i Sarandës u vizitua edhe nga Jahti “Sailing jaht A”, në pronësinë të një miliarderi tjetër rus, i quajtur Andrey Igorevich Melnichenko, ndërsa vlera e jahtit ishte  500 milionë dollarë.

b.xh./r.k.
Komento

Komente

  • Bumerangu: 20/12/2018 07:31

    ..welcome.,po me siguri sa te beje nje furnizim..,nje lavazh nje shkarhim "ka.ee ujrash te zeza"..,si han me 100 porta qe eshte ketu..

    Përgjigju
  • Drejtshkrimi: 19/12/2018 13:15

    "Oqean Black Pearl", jahti i tretë më i madh në botë ankorohet në Sarandë. Keshtu shkruhet dhe jo "...ne bote ne Sarande"

    Përgjigju