Përloti gjithë botën me dedikimet për të birin, gazetarja e njohur e BBC humb betejën me kancerin

Përloti gjithë botën me dedikimet për të birin, gazetarja e njohur e BBC humb betejën me kancerin

Gazetarja e BBC Rachael Bland

Gazetarja e njohur e BBC, 40-vjeçarja Rachael Bland humb betejën me kancerin e gjirit. 

Mëngjesin e sotëm në orën 03:00 në llogarinë e Bland në Twitter familja e saj shkroi: ‘Bukuroshja jonë guximtare Rachel vdiq paqësisht këtë mëngjes e rrethuar nga familja e saj. Jemi të shkatërruar, por ajo do të dëshironte që të falenderoja çdokënd që ishte i interesuar për historinë e saj ose që i dërgonte mesazhe mbështetëse.Steve dhe Freddie xxx.’

Bashkëshorti i saj Steve u shpreh për BBC se: ‘Vdekja e Rachel la një boshllëk të madh në familjen tonë të vogël që nuk do të mundim ta mbushim kurrë. Ajo ishte shumë e talentuar në punën që bënte po ashtu një motër, vajzë, hallë,mbesë dhe grua e dashur por më e rëndësishmja një nënë shumë e vyer për Freddin.’

Të hënën ajo i tha botës se kishte shumë pak ditë jetë dhe tregoi përgatitjet e fundit që bëri për familjen e saj. Ndonëse në momentet e fundit, zëri i saj ishte shumë i fuqishëm. Bland tregoi para se të vdiste se kishte pregatitur 18 dhurata për Freddien për ditëlindjen e tij deri në moshën 21 vjeçare, por ende nuk dihet nëse arritri që ti përfundonte kujtimet e saj të quajtura- “Për Fredin”- të cilat ajo nisi ti shkruante për të që ai të mos e harronte.

Nëna e një djali frymëzoi mijra njerëz që e përshëndetën për trimërinë e saj ndërsa luftonte me sëmundjen vdekjeprurëse. Kujtojmë që pak muaj më parë Rachael deklaroi se do të shkruante një libër ku do të shkruante gjithçka rreth saj, në mënyrë që i biri ta kishte pranë sa herë që t’i mungonte.

“Ishte një ide që e pata sapo u diagnostifikova, por nuk mendova se do më duhej ta vendosja vërtet në aksion. Sapo mora lajmin nisa të shkruaj. Dëshiroja të lija pas diçka për tim bir. Kur të rritet ai do t’i mësojë të gjitha historitë nga burri im, Steve. Por Steve nuk i mban mend gjërat ashtu siç i mbaj mend unë. Ndaj dua që përmes fjalëve të kuptojë personalitetin tim dhe të më dëgjojë zërin. Kapitulli i fundit do të jetë një mesazh përmbyllës për Freddie- n. Dua që ai të dijë se mund të bëhet çfarë të dëshirojë në jetë. S’dua të më harrojë! Mërzitem shumë kur mendoj: Nëse do të jetë i mërzitur për ndonjë gjë, si do ia dalë pa mua aty në krah?”

Gazetarja Rachael Bland

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e Pëllumb Metës, ekspertiza konfirmon: Arma e gjetur në pellgun me ujë u përdor për krimin

Vrasja e Pëllumb Metës, ekspertiza konfirmon: Arma e gjetur në pellgun me ujë u përdor për krimin