Përmbysja e Manchester United, Sanchez shpëton Mourinho-n

Përmbysja e Manchester United, Sanchez shpëton Mourinho-n

Lojtarët e Manchester United duke festuar golin

Skuadra e Manchester United ka bërë një përmbysje spektakolare ndaj Neëcastle. Goli i Sanchez ka shpëtuar trajnerin portugez, Jose Mourinho-s, nga fundi i mundshëm tek “djajtë e kuq”.

Gjithsesi, United përmbysi disavantazhin e dyfishtë gjatë pjesës së dytë me golat e Mata, Martial dhe Sanchez. Pas ndeshjes Mourinho dukej i qetë.

Ndeshja nisi shumë mirë për Neëcastle, të cilët kaluan në avantazh me një gol në minutën e 7 falë  Kenedy, gol i cili u dyfishua me Muto.

Në pjesën e dytë ndodhi kthesa. Falë një aksioni të bukur në zonë, Martial  jep shenja jete për United. Më pas në 15 minuta të mbetura, United arrin të përmbysë gjithçka me Alexis Sanchez, duke e çuar në 2-3 rezultatin e ndeshjes.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:42
Përmbysja ndaj Newcastle, Mourinho zbulon çfarë i dha lojtarëve gjatë pushimit të ndeshjes

Pas ndeshjes me Newcastle, trajneri i Manchester United, Jose Mourinho në një deklaratë për shtyp ka treguar se çfarë u ka komunikuar lojtarëve të tij gjatë pushimit.

Mourinho u shpreh se nuk i kishte kërkuar asnjë kthim rezultati lojtarëve të tij por ata gjithsesi dhanë gjithçka dhe fituan.

Lojtarët nuk luajnë për trajnerin, ata luajnë për klubin. Siç po më thoshte një mik im sot në mëngjes: nëse nesër bie shi në Londër është faji im, nëse ka një problem me Brexit është prapë faji im ... "

Jose Mourinho, trajneri

Mourinho pas ndeshjes:

Në pushimin e pjesës së parë kishim një bisedë të mirë. Nuk e premtuam njëri-tjetrin se do ta kthimin rezultatin, por premtuam se do të japim gjithçka për fansat dhe veten tonë. Djemtë dhanë gjithçka dhe merituam fitore.

Askush nuk mund të premtojë për të fituar ndeshje, por një profesionist duhet të premtojë të japë gjithçka, dhe lojtarët dha gjithçka. Lojtarët nuk luajnë për trajnerin, ata luajnë për klubin. Siç po më thoshte një mik im sot në mëngjes: nëse nesër bie shi në Londër është faji im, nëse ka një problem me Brexit është prapë faji im ...

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

 Makina përfshihet nga flakët, shoferi shpëtohet nga kalimtarët

 Makina përfshihet nga flakët, shoferi shpëtohet nga kalimtarët