Përmbytja e Bibliotekës, Rama paralajmëron një godinë të re: Rindërtimi, kohë e humbur

Përmbytja e Bibliotekës, Rama paralajmëron një godinë të re: Rindërtimi, kohë e humbur

Edi Rama

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij sonte në hapjen e qendrës multifunksionale ‘Art-Turbina’ foli përpos Teatrit Kombëtar edhe për Bibliotekën Kombëtare pas përmbytjes në datë 23 qershor nga reshjet e shiut. Rama u shpreh se rindërtimi është kohë e humbur, para e hedhur dëm dhe është thjeshtë shtyrje për më vonë e zgjidhjes së problemit duke paralajmëruar kështu ndërtimin e një godine të re për Bibliotekën Kombëtare.

Në parapëlqejmë që të rindërtojmë sikur kemi bërë me disa dhe po bëjmë se kushton më pak. Por si në rastin e stadiumit, teatrit dhe Bibliotekës Kombëtares, e cila sapo kaloi edhe një moment dramatik për shkak të prurjeve të ujit, rindërtimi duke shfrytëzuar mjedisin ekzistues është kohë e humbur, para e hedhur dëm dhe është thjeshtë shtyrje për më vonë e zgjidhjes së problemit. 

Edi Rama

Pak ditë më parë edhe Drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare Persida Asllani në një deklaratë për mediat u shpreh se godina është jashtë cdo standardi, ndërsa zgjidhja është ndërtimi i një godine të re.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Komisioni Hetimor për Shëndetësinë mblidhet sërish sot, pritet miratimi i planit të hetimit dhe kërkesave për informacion

Komisioni Hetimor për Shëndetësinë mblidhet sërish sot, pritet miratimi i planit të hetimit dhe kërkesave për informacion