Përmbytja në Bibliotekë, ende s'ka një shkak zyrtar, Instituti i Ndërtimit: Së shpejti do të kemi një përgjigje

Përmbytja në Bibliotekë, ende s'ka një shkak zyrtar, Instituti i Ndërtimit: Së shpejti do të kemi një përgjigje

Biblioteka Kombëtare e përmbytur

Kanë kaluar dhjetë ditë nga momenti, që në Bibliotekën Kombëtare u dëmtuan nga shiu 12 mijë njësi bibliotekare. Specialistët e Institutit të Ndërtimit për Bibliotekën Kombëtare vijojnë punën për gjetjen e shkaqeve konkrete. Drejtori i këtij Instituti, Agron Hysenlliu thotë për Report Tv se grupi i ngritur posaçërisht, po punon për të mësuar më shumë rreth shkaqeve të përmbytjes dhe brenda një kohe të shkurtër do të ketë një përgjigje. 

Ndërsa, javës së shkuar për këtë situatë drejtoresha e institucionit, Persida Asllani, shpalli gjendje emergjente për Bibliotekën Kombëtare. Biblioteka qëndroi mbyllur deri në datë 30 qershor. Gjendja e rëndë e godinës është paralajmëruar nga vetë Asllani qysh një vit më parë, kur për shkak të rënies së zjarrit u asgjesuan rreth 3.300 njësi biliotekare.

Pas këtij dëmtimi u vendos, që lexuesëve të thjeshtë dhe studiuesve mos t`u shërbehet më libri jashtë ambienteve të institucionit. Asokohe Asllani kërkoi jo vetëm, që të kishte zhvendosje të fondit të Bibliotekës Kombëtare në ambiente të tjera, por propozoi themelimin e një Biblioteke të qytetit të Tiranës me mbështetje të Bashkisë edhe ndërtimin e një Biblioteke të re Kombëtare. 

Për këtë gjendje ka pasur reagim edhe nga Shoqëria Civile. Vetëm brenda një jave janë bërë dy protesta para ambienteve të Bibliotekës Kombëtare.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Kampionati Evropian/ Boksieri Alban Beqiri ndalet në çerekfinale, Shqipëria mbetet pa medalje në Serbi

Kampionati Evropian/ Boksieri Alban Beqiri ndalet në çerekfinale, Shqipëria mbetet pa medalje në Serbi