Përmbytje nga reshjet masive në Kinë, 2 të vdekur, mijëra persona të evakuuar

Përmbytje nga reshjet masive në Kinë, 2 të vdekur, mijëra persona të evakuuar

Pamje mga përmbytjet në Kinë

Të paktën dy persona e kanë humbur jetën ndërsa dy të tjerë llogariten si të zhdukur për shkak të reshjeve të dendura në jug të Kinës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas raportimit të agjencisë së lajmeve Xinhua, si pasojë e reshjeve të dendura në provincën Guangdong të Kinës dy persona kanë humbur jetën, ndërsa dy të tjerë llogariten si të zhdukur. Ndërkaq 127 mijë persona të prekur nga reshjet e dendura janë evakuuar në rajone të sigurta.

Më tej thuhet se reshjet kanë përfshirë 27 qarqe në lindje të provincës, ndërsa 43 shtëpi janë rrënuar dhe 44.700 hektarë tokë bujqësore janë dëmtuar. Theksohet se dëmet kanë një kosto prej më shumë se 1 miliardë yuan (147 milionë dollarë).

Qeveria lokale ka dërguar 1.800 çadra dhe shtretër, batanije, ujë dhe ushqimi si ndihmë  për viktimat e fatkeqësisë në rajon.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Masakra në Moskë me 143 të vdekur, Ankaraja: Sulmi i ISIS i pamundur pa ndihmën e shërbimeve të huaja

Masakra në Moskë me 143 të vdekur, Ankaraja: Sulmi i ISIS i pamundur pa ndihmën e shërbimeve të huaja