Përmbytjet në Shkodër, Mesi:KESH jep 8 mln lekë

Përmbytjet në Shkodër, Mesi:KESH jep 8 mln lekë

 

Zëvendëskryeministrja Senida Mesi dhe Ministri i Bujqësisë Niko Peleshi vizituan zonat e përmbytura në Shkodër.

Zëvendëskryeministrja Mesi deklaroi se:

“Krahas shtimit të forcave në terren për t’u ardhur në ndihmë banorëve janë siguruar edhe 8 milionë lek nga KESH, shumë që do të shkojë për ndihma për banorët”.

 

Pas mbledhjes në Tiranë të Komitetit të Koordinimit të Emergjencave Civile dhe Krizave për të intensifikuar përpjekjet ekzistuese për manaxhimin e përmbytjeve në Qarkun Shkodër, ZëvendësKryeministrja Mesi rikthehet në Shkodër me Ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi dhe ZëvendësMinistrin e Mbrojtjes Petro Koçi.

Nga terreni në Njësinë Administrative Dajç dhe Ana e Malit, ata komunikuan me forcat e aramatosura, të Policisë së Shtetit dhe Emergjencave Civile për të siguruar që situata është nën kontroll dhe se janë marrë të gjitha masat për evakuimin e banorëve dhe gjësë së gjallë sipas nevojës.

ZëvendësKryeministrja Mesi u shpreh se “do të shtojmë furnizimin me bazë ushqimore për banorët dhe uji të pijshëm. Gjithashtu do të sigurojmë furnizimin shtesë me bazë ushqimore për gjënë e gjallë. Krahas shtimit të forcave në terren për tu ardhur në ndihmë banorëve janë siguruar edhe 8 milion lek nga KESH, shumë që do të shkojë për ndihma për banorët.”

Ndërkohë Ministri Peleshi u shpreh se “s’ka nevojë për të spekuluar me shpalljen ose jo të gjendjes së emergjencës. Qeveria është vigjilente për nevojat e banorëve dhe baza ushqimore për kafshët është siguruar dhe do të shtohet deri sa të plotësohen nevojat në bashkëpunim me biznesin dhe donacion nga KESH”.

Ministri Peleshi theksoi se pika e dytë kritike janë argjinaturat që po mbahen nën vëzhgim nga drejtoria e kullimit: argjinaturat në Luarëz dhe Pentar janë nën mbikqyrje dhe po punohet për të bërë një planifikim për parandalim. Ndërkohë sasi me inerte janë duke u vendosur në pikat kritike për të eleminuar situata me dëme në njerëz e kafshë.

Më herët Zëvendëskryeministrja Mesi, Ministri Peleshi dhe Zëvendësministri i Mbrojtjes Koçi u takuan me Prefektin e Qarkut Shkodër Çesk Millja në zyrën e tij si edhe me Drejtorin e Policisë në Shkodër, Bushati për bashkërendim të situatës. Në takim u theksua që situata është përballuar nga qeveria qendrore dhe të gjitha strukturat janë në gadishmëri, në këtë moment e rëndësishme është kapërcimi i situatës dhe në fazën e rekuperimit do bëhen vlerësimet e dëmeve dhe të pasojave.

e.gj/Shqiptarja.com

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale