Përndiqte ish-gruan, arrestohet në Itali 43-vjeçari shqiptar

Përndiqte ish-gruan, arrestohet në Itali 43-vjeçari shqiptar

Pamje nga arrestimi i shqiptarit në Itali

ITALI- Një 43-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi përndiqte ish-gruan e tij.

Bashkëshorti “stalker” u arrestua nga policia teksa po priste jashtë Gjykatës, ku edhe po zhvillohej seanca gjyqësore e divorcit.

Prej kohësh 43-vjeçari shqiptar përndiqte gruan dhe pas denoncimit të saj në polici, ai u dëbua në Shqipëri por edhe prej së largu vazhdonte që të përndiqte gruan.

Ditën e gjyqit, autoritetet italiane morën informacione se shqiptari ishte kthyer dhe sapo u përpoq të afrohej u arrestua para gjykatës.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët