Përpara takimit Shqipëri-Skoci, Panucci: Jemi në moment të vështirë, duhet të fitojmë patjetër

Përpara takimit Shqipëri-Skoci, Panucci: Jemi në moment të vështirë, duhet të fitojmë patjetër

Christian Panucci, trajneri i kombëtares shqiptare

Christian Panucci bëri të ditur këtë të premte në një konferencë për shtyp në Shkodër se ende nuk është vendosur formacioni që do të luajë në fushën e gjelbërt me skuadrën e Skocisë, pasi për të ka dyshime. Megjithatë, Panucci theksoi se ndeshja e nesërme duhet të mbyllet me patjetër me fitoren e kuqezinjve.

“Formacionin do ta përcaktoj nesër sepse kam dyshime. Skuadra duhet të përmirësojë komunikimin në fushë. I kemi flakur vetë shanset për kualifikimin. Ndonëse nuk e shfaq, brenda vetes jam shumë i nxehur. Kemi shfaqur gjëra të mira, por na duhen fitoret”, tha Panucci. Ai u shpreh më tutje se pavarësisht se deri më tani skuadra e kombëtares shqiptare numëron vetëm një fitore, ky “moment i vështirë do të kalohet”.

Ndeshja Shqipëri-Skoci, e vlefshme për Ligën e Kombeve, mund të konsiderohet përcaktuese për fatin e trajnerit Christian Panucci, pasi ndeshjet e fundit të luajtura të kombëtares shqiptare nuk kanë përfunduar me rezultate të kënaqshme.

Përpara se të zhvillohej konferenca për shtyp, Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër bëri publike masat që do të merren në kuadër të takimit që do të zhvillohet mes Shqipërisë dhe Skocisë në stadiumin “Loro Boriçi”. Policia paralajmëroi për segmentet rrugore se ku do të ndalohet qarkullimi, si dhe ofroi direksione për tifozët. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë