Përpara takimit Shqipëri-Skoci, Panucci: Jemi në moment të vështirë, duhet të fitojmë patjetër
Christian Panucci, trajneri i kombëtares shqiptare
Christian Panucci bëri të ditur këtë të premte në një konferencë për shtyp në Shkodër se ende nuk është vendosur formacioni që do të luajë në fushën e gjelbërt me skuadrën e Skocisë, pasi për të ka dyshime. Megjithatë, Panucci theksoi se ndeshja e nesërme duhet të mbyllet me patjetër me fitoren e kuqezinjve.
“Formacionin do ta përcaktoj nesër sepse kam dyshime. Skuadra duhet të përmirësojë komunikimin në fushë. I kemi flakur vetë shanset për kualifikimin. Ndonëse nuk e shfaq, brenda vetes jam shumë i nxehur. Kemi shfaqur gjëra të mira, por na duhen fitoret”, tha Panucci. Ai u shpreh më tutje se pavarësisht se deri më tani skuadra e kombëtares shqiptare numëron vetëm një fitore, ky “moment i vështirë do të kalohet”.
Ndeshja Shqipëri-Skoci, e vlefshme për Ligën e Kombeve, mund të konsiderohet përcaktuese për fatin e trajnerit Christian Panucci, pasi ndeshjet e fundit të luajtura të kombëtares shqiptare nuk kanë përfunduar me rezultate të kënaqshme.
Përpara se të zhvillohej konferenca për shtyp, Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër bëri publike masat që do të merren në kuadër të takimit që do të zhvillohet mes Shqipërisë dhe Skocisë në stadiumin “Loro Boriçi”. Policia paralajmëroi për segmentet rrugore se ku do të ndalohet qarkullimi, si dhe ofroi direksione për tifozët.
Sondazhi i ditës:
A ka politika frikë nga SPAK-u?
-
Po
68.9%
-
Jo
26.4%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 2949
Lajme të tjera
-
Sherr në Shkodër, plagosen me thikë babë e bir! Kapet autori
23 Prill, 21:32
-
Vllaznia zhbllokon merkaton, klubi shkodran: 'Lufta' nuk zhvillohet vetëm në fushën e blertë
23 Prill, 11:00
-
Qatip Osmani optimist: Përmbysim Egnatian brenda 90 minutave dhe shkojmë në finalen e Kupës
23 Prill, 10:53
-
Malësi e Madhe, banesa dy katëshe u kthye në laborator droge! Në kërkim pronari, në hetim 5 punonjës të OSHEE-së (EMRAT+VIDEO)
23 Prill, 09:55
-
Në BE shfrytëzonte prostituta, paratë i investonte në Shqipëri, i sekuestrohen pasuritë Klodian Ndogajt! Mes tyre biznesi me vlerë 500 mijë euro
22 Prill, 12:14
-
Puka mbulohet nga dëbora, trashësia në qytet arrin 10-15 cm
21 Prill, 12:57
-
Rikthehet moti i keq/ Dëborë në Shkodër, Dibër e Fushë-Arrëz! Pezullohen lundrimet në Durrës e Lezhë! Përmbytje në Vlorë
21 Prill, 10:43
-
Financim nga qeveria, do rehabilitohen 5 shkolla në Shkodër, Rama: I ndryshojmë faqe infrastrukturës arsimore
20 Prill, 14:22
-
Shkodër, po riparonte apartamentin, 40-vjeçari rrëzohet nga kati i katërt i pallatit
20 Prill, 13:33
-
Shkodër, IKMT aksionin për shembjen e 11 lokaleve në rërë përgjatë bregdetit në Velipojë (VIDEO)
20 Prill, 10:28
-
Shkodër, i lagu me benzinë dhe i vuri flakën tre makinave, autori arrestohet një vit më pas (EMRI+VIDEO)
20 Prill, 10:19
-
Benet Beci dhe ministrja e Arsimit firmosin marrëveshjen për Kartën e Studentit
19 Prill, 15:22