Aksidenti në Tepelenë/ Përplaset 'Benzi' me 'Audin', humb jetën një nga drejtuesit (Emri)

Aksidenti në Tepelenë/ Përplaset 'Benzi' me 'Audin', humb jetën një nga drejtuesit (Emri)

Pamje nga vendi i aksidentit

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Gjirokastër-Tepelenë, në hyrje të qytetit të Tepelenës.

Dy automjete, një mjet tip “Benz” dhe një mjet tip “Audi”, u përplasën me njëra-tjetrën dhe si pasojë humbi jetën njëri prej drejtuesve të mjeteve gjatë rrugës për në spital. Behar Malkaj, 48-vjeç, drejtuesi i makinës tip "Benz", humbi jetën.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se Malkaj po udhëtonte i vetëm në makinë. Paraprakisht dyshohet se shkak për aksidentin është bërë lagështia në rrugë. 

Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. 

Njoftimi i plotë:

Tepelenë

Informacion Paraprak

Njoftohemi se në aksin rrugor Tepelenë–Uji Ftohtë, në vendin e qujatur Luzat ka ndodhur një aksident ku janë përplasur dy automjete.

Automjeti tip “Mercedes-Benz”, me targa AA 363 CV, me drejtejtues shtetasin B.M, 48 vjeç, banues në Tepelenë, me automjetin tip “Audi”, me targa EBEFT 101, me drejtues shtetasin F.T, 43 vjeç, banues në Tiranë.

Shtetasi B.M si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në spitalin rajonal "Omer Nishani". Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor i cili po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ilo: 21/08/2018 12:45

    Ngushellime familjareve dhe sherim te shpejte te lenduarve ndersa drejtuesit te mjetit qe ka shkaktuar aksidentin celsat e burgut ne det dhe te kalbet brenda

    Përgjigju
  • Gent: 21/08/2018 00:16

    Nuk mund te mungoje nje targe tr ne aksident.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Teksa sulmoi kreun e SPAK, Meta përmendi Vojo Kushin, por kush ishte heroi që ra dëshmor mbi tankun fashist gjatë luftës

Teksa sulmoi kreun e SPAK, Meta përmendi Vojo Kushin, por kush ishte heroi që ra dëshmor mbi tankun fashist gjatë luftës