VIDEO/Përplasen katër makina afër Rinasit, gjashtë persona në spital, rëndë e reja, mjeti ndahet më dysh

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Rinas-Kashar. Katër makina janë përplasur me njëra-tjetrën, duke lënë të plagosur gjashë persona, një prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Ngjarja është shënuar në aksin Rinas-Kashar, në afërsi të urës së Tiranës, ndërsa të plagosurit janë dërguar te Spitali Ushtarak, ku sipas policisë, pesë janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa një 23-vjeçare është në gjendje të rëndë shëndetësore. 

Report Tv raporton nga vendi i ngjarjes, ku duket se mjetet janë shkatërruar nga përplasja. 

Informacioni paraprak i policisë:
Më datë 2306.2016, rreth orës 06:40, në rrugën e Rinasit janë përplasur tre mjete ku për pasojë janë dëmtuar 6 shtetas (S. B., 29 vjeç, A. B., 28 vjeç, O. M., 23 vjeçe, R. M., 22 vjeç, G. V., 22 vjeç, R. H., 51 vjeç).

Shtetasia O. M., 23 vjeçe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa shtetasit e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje, po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.


(Pamje nga aksidenti)

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:32
Pamje të frikshme nga aksidenti pranë Rinasit, mjeti ndahet më dysh, ja emrat e të plagosurve

Report Tv ka zbardhur detaje të reja nga aksidenti i rëndë që ndodhi mëngjesin e sotëm në aksin Rinas-Kashar.

Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta, raportoi nga vendngjarja për aksidentin e rëndë, ndërsa tha se kanë mbetur të plagosur shtetasit Smerald Bozaxhiu, 29 vjeç, Anarildo Bregu 28 vjeç, Ornela Muja 23 vjeçe, Roland Marku 22 vjeç, Gabriele Vokri 22 vjeç, Reshat Hoxha 51 vjeç.

Shkak i aksidentit kanë qenë manovrat e gabuara të mjeteve, tentativa për të parakaluar në urë, si dhe shpejtësia. Pamjet nga aksidenti janë të tmerrshme, ku siç shihet nga foto, njëri prej mjeteve të përfshira na aksident është ndarë më dysh.


(Makina e ndarë më dysh pas përplasjes)

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi GOGOLI: 23/06/2018 16:09

    Pu Pu Pu Pu Pu Pu Pu Pu !! Ç'farë bëhet kshu ?????!!! Bilanc LUFTE !! SHOFERËT Shqiptarë janë PISA , HORRA , MASKARENJÊ , ARROGANTË , FODULLA , KARAGJOZË !! SHOFERAT më DËSHTAKË dhe më MendjeMëdhenjë në gjithë GLOBIN !!! MALLKUAR QOFSHIN 50% e SHOFERAVE Shqiptarë , që edhe kur bëjnë Dëme në Njerëz apo Materiale , e lënë Vendin e Ngjarjes dhe Zhduken si MINJË HALESH!! SHTETI duhet të bëjë GJOBAT nga 500 €URO e Lart !!! E vetmja rrugë Ndërgjegjësimi për Shoferët e SHKALLUAR Shqiptarë ! Edhe kur bëjnë AKSIDENTE SHOFERI FAJTOR duhet të ndëshkohet me SUPER GJOBË , ndryshe Aksidentet me Këmbësorët dhe Makinë -Makinë do Vazhdojnë gjatë e më gjatë !

    Përgjigju
  • resmi kryeziu: 23/06/2018 13:54

    eshte fatkeqesi por mire tu behet se hapen bythesh cunat e rinj.te ndahet makina ne dysh dtth 180km e lart kane qene

    Përgjigju
  • Varja: 23/06/2018 11:51

    T'i hiqet leja e drejtimit perjete atyre qe behen shkak per aksidente te tilla.

    Përgjigju
  • Kreshnik: 23/06/2018 10:56

    Ka një gabim shumë të madh. Rrugët e aeroportit duhet të jenë autostrada * dhe shoferët mund të bëjnë shpejtësi për të kapur aeroplanin. Rruga për në Rinas u bë shumë e rrezikshme me rrugët lidhëse. Ato duhet të anulohen.

    Përgjigju
    • hakunamatata: 23/06/2018 13:59

      Zbatoni rregulloren e qarkullimit rrugor,se asnje aksident nuk do te shkaktoni.Tabela 40 dhe vete me 80,,kush ta ka fajin???

    • Moni: 23/06/2018 12:37

      Ne te gjithe aeroportet qe kam qene ( me beso kam pare mbi 30) pjesa fundore e rruges drejt aeroportit nuk eshte autostrade, dhe ska se si te jete se sado i madh aeroporti nuk mund te kete aq fluks sa justifikoje nje autostrade. Per me teper nje mini- aeroport si Rinasi. Problemi eshte tek njerezit qe ngasin makinen sic kan pas ngare gomarin.

    • Esal: 23/06/2018 11:45

      Ska asnje gabim per rrugen. Rruga eshte kjo qe eshte dhe shpejtesia duhet ti pershtatet rruges dhe jo e kundeta. Edhe 10 korsi te jete perseri ka njerz te vonuar per te zene aeroplanin sepse llogaritin momentin e fundit prandah faji eshte i tyre qe vonohen. Ketu ka vetem gabim njerzor drejtues mjeti dhe fajtori duhet ti barte te gjitha pasajat ligjore sa me te ashpra.

    • rreqebulli: 23/06/2018 11:17

      ke te drejt, aty besoj. se problemi kryesor jane rruget "dytesore" qe kan krijuar fshataret e zonave afer, po nga ana tjeter nga demtimet me siguri qe shoejtesia mbetet shkaku kryesor ndoshta edhe aub narkotike

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Morinë 36 vjeçari turk

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Morinë 36 vjeçari turk