POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

VIDEO/Përplaset fizikisht me efektivin e policisë, studenti me lot në sy kërkon drejtësi: Fati mbetet jetim në Shqipëri

Një student protestues nga Fakulteti Ekonomik i Tiranës, i cili është përplasur fizikisht në orët e mëngjesit me një efektiv policie, i revoltuar e me lot në sy i është drejtuar zyrës së rektorit të këtij universiteti për të kërkuar drejtësi.

Teksa ka kërkuar që të merren masa përkundrejt dhunës së ushtruar, ai është shprehur: Fati mbetet jetim në Shqipëri. I pyetur nga gazetarja e Report Tv se cfarë i ka ndodhur ekzaktësisht, ai zgjodhi të mos e komentonte situatën.

Studenti, sëbashku me një grup tjetër protestuesish, më pas i janë drejtuar zv/rektorit duke i kërkuar që të vendoset drejtësi. Ky i fundit, i rrethuar nga mediat dhe studentët, është shprehur se përgjegjësi do të mbajnë ata që kanë ushtruar dhunë.

a.s.