POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

'U përplas me policinë për Nuhun', SHÇBA akuzon Berishën: Tentativë presioni për të penguar zbardhjen e ngjarjes

Ministria e Brendshme

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme përgënjeshtron përmes një deklarate për mediat mesazhin e publikuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, për një përplasje të pretenduar mes punonjësve të SHÇBA-së dhe atyre të Policisë në stacionin policor të Fushë Krujës. 

Përmbajtja e mesazhit dhe komentet e deputetit Berisha janë një manipulim i ulët dhe i shëmtuar.

Në lidhje me sa thuhet në këtë mesazh, sqarojmë se:

Në zbatim të urdhrit për kryerjen e veprimeve hetimore, të datës 4 tetor 2018, të lëshuar nga Prokuroria e Tiranës, punonjës së SHÇBA kanë kryer veprime të deleguara në vijim të hetimeve për çështjen “Nuhu”.

Ky grup më datën 10 tetor 2018 ka shkuar dhe, ndër të tjera, ka kryer veprime për sqarimin e rrethanave në Komisariatin e Policisë së Fushë-Krujës.

SHÇBA e konsideron postimin e deputetit Berisha si intimidues dhe tentativë presioni ndaj këtij Shërbimi në punën e tij për zbardhjen e ngjarjes dhe rrethanave të saj, për të përballur personat përgjegjës me drejtësinë.

l.q.
Komento

Komente

  • Populli: 12/10/2018 06:57

    Arqitekti I gjithe kesaj zallamahie per babalen,vazhdon te lehi pa nderprerje me thirrje antikushtetuse ka kohe qe qypi I tij eshtebushur dhe derdhet;kaq imunitet paska ky qen I terbuare,cfar ben prokurori?

    Përgjigju
  • Sula: 11/10/2018 19:07

    Saliu eshte rregjizori i serialit babale . Sot tregoi qe i friksohet hetimit deri ne gund . Nuhu duhet te ekstradohet nga zvicrra per mashtrim

    Përgjigju