'Përralla' përfundon me fund të lumtur, Ilir Meta dhe Tom Doshi shfaqen të qeshur dhe duke kënduar (VIDEO)

Ish-Deputeti i Partisë Socialiste, Tom Doshi akuzoi përpara tre vitesh presidentin Ilir Meta, se ky i fundit kishe porositur vrasjen e tij dhe atë të deputetit demokrat Mhill Fufi. Përballja midis tyre shkoi deri në dyert e gjykatës dhe jehona mediatike qe tepër e madhe.

I rrethuar nga një ciklon akuzash dhe sulmesh të njëpasnjëshme, Ilir Meta do të deklaronte në mars të 2015-s se gjithçka është një përrallë me versione të ndryshueshme, si dhe do të pohonte se akuzat e Doshit vinin si pasojë e një skenari të krijuar nga kryeministri i asaj periudhe, Sali Berisha.

Dikur u shfaqën si armiq të përbetuar, por mesa duket sot koha për ta ka shëruar gjithçka. Arsyeja që dy figurat politike janë ribashkuar pas kaq shumë kohësh në një ambient të përbashkët ka qenë pikërisht festimi i 90-vjetorit të Kardinalit dom Ernest Troshani në Firence të Italisë.  Duke kënduar bashkë urimet për klerikun dhe duke buzëqeshur pothuajse gjatë gjithë mbrëmjes, Ilir Meta dhe Tom Doshi të lënë të mendosh se kanë lënë pas krahëve mëritë e të së kaluarës.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • eldi: 02/11/2018 13:11

    prap ky toma ky i sponsorizonte ata bajret

    Përgjigju
    • adelaide1: 02/11/2018 14:15

      Jo kurrr

  • erma: 02/11/2018 10:50

    ha o popull!!!

    Përgjigju
  • i pa meshirshmi: 02/11/2018 10:43

    mjer ky vende kush e drejton

    Përgjigju
  • bledi 1: 02/11/2018 10:25

    gjith e dinim qe babalja ka filluar qyr kur lsi ishte me ps kur u be reforma ne drejtesi

    Përgjigju
  • Tutu: 02/11/2018 10:01

    Ky eshte standarti presidencial shqiptar...Like hajduti...

    Përgjigju
  • Vlorë: 02/11/2018 09:37

    Robt ku ti keni m...jeni të dy.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Rinergjizimi i PS, sot pasdite mblidhen drejtuesit politikë të qarqeve! Analizë e punës në terren

Rinergjizimi i PS, sot pasdite mblidhen drejtuesit politikë të qarqeve! Analizë e punës në terren