Përse Ilir Meta, do të shkarkojë presidentin Meta?

Përse Ilir Meta, do të shkarkojë presidentin Meta?

Ilir Meta dhe Sandër Lleshi

Përpjekja e presidentit Ilir Meta për ta vazhduar betejën kundër dekretimit të Sandër Lleshit, si betejë ligjore, pasi pranoi të humbasë betejën për shkak të “bindjeve” të tij, është një hap para i betejës finale, kur ai do ta refuzojë atë për arsye politike, çfarë është në të vërtetë arsyeja e gjithë këtij debati të panevojshëm.

E vetmja gjë e qartë në këtë histori, është që presidenti është përfshirë në betejën politike në vend, duke humbur neutralitetin e nevojshëm që i siguron atij detyrimin për të qenë përfaqësues i unitetit kombëtar.

Në rastin konkret, presidenti është bërë palë qysh me deklaratën e tij të parë, kur quajti pushtetin e Edi Ramës “pushteti i Sekretaritë të parë”. Nga ky moment e pas, ai vetëm po përpiqet ta mbajë ndezur debatin, dhe të forcojë rolin e tij si palë në këtë debat.

Kalimi Iitij nga raundi i parë, kur e refuzoi për shkak të binjdeve të veta, në raundin e dytë, kur pretendon se është i paqartë për 14 pika, është thjeshtë përpjekje për ta mbajtur krizën hapur.

Një president që vendos të mos e dekretojë për shkak të bindjeve, nuk ka pse e pranon kërkesën e dytë dërguar nga kryeministri, pasi e mbyll me mosdekretimin e tij në heshtje.

Fakti që presidenti Meta e pranoi ridërgimin e kërkesës nga kryeministri, hedh poshtë betejën e tij të pare, për shkak të bindjeve, dhe bën qesharake gjithë arsyet e dyta të paraqitura prej tij.

Por krye-arsyeja që ka paraqitur, është totalisht e papranueshme dhe shkarkon vetë Ilir Metën nga detyra e presidentit. Është fjala për debatin se kur duhet të dorëhiqet nga funksionet, dikush që zgjidhet në një post, i cili nuk përputhet me pozitën tënde aktuale.

Në këtë rast, zoti Meta thotë se Sandër Lleshi, nuk mund të bëhet minister, pasi është ende gjeneral me gradë.

Nëse kjo do të ishte një kusht juridik, atëhere zgjedhja e Ilir Metës si president, është e paligjshme, pasi ai është zgjedhur president, duke qenë kryetar partie, dhe akoma më keq, ka bërë fushatë elektorale agresive, duke kërcënuar gati si bandit.

Nëse do të pranojmë tezën e tij për Sandër Lleshin, që duhet të dorëzonte gradat para kandidimit, në një funksion tjetër, atëhere ai vetë duhet të pranojë se është një president i paligjshëm

Si kandidat për president, për të shmangur papajtueshmërinë me detyrën, “Presidenti i Republikës”, përpara se të zgjidhej në detyren e kreut te shtetit, duhej:

– Të jepte dorëheqjen nga funksioni i deputetit, sepse ka votuar për veten e tij;

– Të jepte dorëheqjen si kryetar partie, sepse ka papajtueshmëri;

– Të mos bënte fushatë elektorale si president i zgjedhur.

-Të frenonte dëshirën e gruas për t’u bërë dhe kryetare formale e LSI, pasi “Zonja e Parë” është funksion i rregulluar me ligj dhe zëvendësohet kur divorcohesh, ose vdes.

Në kohën e zgjedhjes, por edhe pas zgjedhjes nga Kuvendi, ai i ka gëzuar këto funksione, deri në momentin e betimit.

E njëjta situatë ndodh edhe me ministrat. Ata emërohen dhe në momentin e miratimit nga Kuvendi, por përpara betimit, duhet të mos jenë në këto funksione. Ky është kuptimi i shmangies së papajtueshmërisë dhe parandalimit të konfliktit të interesit, me të cilën presidenti Meta ka nisur raundin e dytë të betejës kundër dekretimit të Sandër Lleshit, ministër i Brendshëm.

E ka nisur me një precedent që e shkarkon atë nga president. Pas kësaj, më e ndershme do të jetë që presidneti Meta të hyjë në raundin e tretë të betejës së tij, që është dhe beteja e vërtetë.

Të thotë nuk dua ta shkarkoj dhe t’i bëjë thirrje opozitës të djegë mandatet, duke mos shkelur më në Kuvend, nëse Edi Rama e mban atë ministër. Kjo është një arsye më e fortë politike, se sa këto që gjejnë përditë, jo heqja e shqiponjës, jo prishja e shtëpive, jo deklaratat e Abdulajve etj.

Kështu do të kemi një lider real opozite në karrigen e kreut të shtetit, në shkelje të Kushtetutës. Dhe mund të kemi realisht përse të debatojmë lidhur me ata që duan të mbrojnë Kushtetutën./TemA/

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ilir: 14/11/2018 21:53

    ooooo njerze nuk dine se pse bane ilire meta ket rromuje.sepse ks vjedhe arin e dhteit shqiptare ku ka qen kry ministet.ari e ka ne agli.o mjeta shqiper si ka maskaraje si ai

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale