Përse nuk reagojnë biznesmenët ndaj “listës së zezë” të Bashës?

Përse nuk reagojnë biznesmenët ndaj “listës së zezë” të Bashës?

Lulzim Basha gjatë prezantimit të platformës 'Antimafia'

Përpjekja e sforcuar e Lulzim Bashës për të hartuar një listë të zezë të biznesit shqiptar, normalisht do të duhej të kishte një reaksion nga biznesi. Do të duhej të kishte një reagim serioz në rastin më të mirë, ose padi në gjykatë për përbaltje të imazhit të tyre. Në rastin më ordiner, do të kishte replika personale dhe kujtesë për gjobat që u ka vënë në vazhdimësi përmes kompanive të kunatit.

Lista e gjatë e biznesmenëve që paguajnë haraçin tek kompanitë e kunatit, është përjashtuar, dhe ka futur vetëm dy prej tyre, me të cilët më shumë është i zemëruar që janë tashmë afër qeverisë, dhe jo në dorë të tij.

Ndërkohë, nëse heton zyrtarisht listën e kompanive që paguajnë tek kunati i tij, mund të zbulosh lehtë fenomenin e pastrimit të parave, pasi ai me aq të ardhura duhet të kishte rreth 300 të punësuar, por realisht ka një staf modest, ku faturon rroga të larta të njerëzve të tij dhe shpenzime fiktive.

Është pikërisht një lavatriçe për të zbardhur gjobat ndaj biznesit, dhe kjo e bën qesharake një listë me 12 vetë që ai citon publikisht, përballë një liste me 300 vetë që e paguajnë rregullisht. Dhe duket se ky është shkaku që lista e tij e zezë nuk shqetësoi askënd prej tyre. Më shumë se biznesmenët, ka pasur reagim nga opinioni publik mbi fallcitetin e Bashës.

Arsyeja kryesore përse nuk reagoi biznesi ndaj asaj liste është pikërisht se nuk u është dukur serioze. Ata e dinë më mirë se Basha, kush është i privilegjuar apo i privuar nga qeveria, kush është klienti kryesor i saj, dhe kush është nënkontraktor i këtij klienti, kush është prej tyre pagator tek Basha dhe kush vazhdon të punojë prej tyre si i privilegjuar me qeverinë.

Dhe kur shikojnë atë listë, u duket tërësisht jo serioze. Nga ana tjetër, duket se askush prej tyre nuk e konsideron Bashën institucion. E kanë njohur si njeri që e kanë paguar për shërbimet që u ka bërë si shtetar. Shumë nga këta biznesmenë e kanë marrë sot në telefon, e kanë fyer dhe i kanë kujtuar borxhet që u ka, dhe ai si zakonisht ka bërë rolin e njeriut të detyruar të thotë ndonjë gjë, se e ka vënë shtypi përpara si të lidhur me oligarkët. Dhe kjo është ana më banale e tij.

Me të njëjtën qetësi që shet Berishën kur i thonë pse rri akoma me të, me të njëjtën qetësi ka shitur dhe daljen publike të tij, duke thënë se ishte i detyruar ta bënte. Por ajo që ka më shumë rëndësi, është se askush prej tyre nuk e merr seriozisht Lulzim Bashën, as si kërcënues, as si parimor, dhe mbi të gjitha, as si një njeri që do të vijë një ditë në pushtet. Thjesht e konsiderojnë bezdi të marrurin publikisht me të. Të njëjtët biznesmenë që hedhin në gjyq dhe gazetarët kur i përmendin, apo shqetësohen nëse preken në shtyp, në këtë rast thjesht e kanë injoruar.

Dhe ky është testi real për peshën e Lulzim Bashës në opinionin publik dhe mbi ata që ai konsideron se i ka viktimizuar. Nuk janë të shqetësuar prej tij. E dinë që, si u thotë ai privatisht, “e bën nga halli”./TemA/

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Aksidenti pranë Rinasit, trajleri përplaset me një makinë! 1 i plagosur

Tiranë/ Aksidenti pranë Rinasit, trajleri përplaset me një makinë! 1 i plagosur