Bojkoti i opozitës/ Basha te '5 pyetjet nga Babaramo': Jemi gati të djegim mandatet

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha paralajmëroi në emisionin "5 Pyetjet nga Babaramo" në Report Tv, se PD është gati të djegë mandatet e deputetëve. Basha tha se për rikthimin ose jo në Kuvend do të vendoset nga opozita gjatë kësaj jave. Deputetët e PD dhe LSI ndodhen jashtë Kuvendit prej korrikut të këtij viti, duke qenë në prag të djegies së mandateve.  

Basha komentoi edhe protestën e studentëve. Ai tha se do anulojë ligjin e Arsimit të Lartë sapo të vijë në pushtet. Sipas tijprotesta e studentëve është e drejtë pasi qeveria nuk ka investuar në infratrukturën universitare dhe atë akomoduese 5 vitet e fundit. Basha tha se PD ka një plan të qartë për dyfishimin e buxhetit për arsimin si dhe një plan konkret për të investuar në universitete dhe konvikte. Sipas tij, qeveria i ka paratë por nuk do t'i investojë pasi sipas tij ato para janë të destinuara për të përfunduar në xhepat e palëve të treta.

Kreu i PD foli edhe për banorët e "Unazës së Re" duke ritheksuar aty po grabitet prona private dhe buxheti i shtetit. Sipas Bashës, janë 40 milionë euro të cilat janë planifikuar të përfundojnë në xhepat e oligarkëve. Basha do të flasë edhe për Kuvendin Kombëtar të kësaj force politike që u mbajt ditën e shtunë, organizimi për zgjedhjet lokale, marrëdhënien me parlamentin apo dhe protestën te "Unaza e Re".

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:38
'Ke privatizuar PD-në'/ Basha i përgjigjet Topallit dhe Patozit: Mashtrim i paskrupullt

Lulzim Basha i është përgjigjur akuzave të Jozefina Topallit dhe Astrit Patozit sa i takon drejtimit të PD-së. Dy ish-nënkryetarët e PD kanë akuzuar Bashën se ai dhe familja e tij e kanë kthyer partinë në pronë private. 

Babaramo: Ndërkohë, Patozi, Imami, Topalli ju kanë sulmuar shumë ashpër dhe vazhdojnë sulmet e tyre. Ju pretendoni që ta bashkoni PD, ndërkohë që këna kanë qënë figura të rëndësishme të saj, si nënkryetarë të PD, një si themelues i saj, ju akuzojnë se familjarët tuaj e kanë privatizuar PD. Ç’përgjigje keni për ta?

Basha: Atë që kam thënë gjithmonë që është një mashtrim i pasktrupullt. Dhe unë nuk merrem me asnjërin prej tyre personalisht dhe se qendrimet e mia s’kanë qenë personale por politike. Që të jesh demokrat nuk do të thotë të kesh post në parti.

Ora 21:49
Basha: Garë primare në PD. Kandidatët për kryebashkiak edhe jashtë radhëve të PD

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i pyetur nga gazetari Ilir Babaramo lidhur me kandidatët për zgjedhjet e ardhshme lokale, tha se PD do të vendosë kandidatët për kryetar bashkie pas disa zgjedhjeve që do të zhvillohen brenda partisë, në mënyrë që kandidatët të zgjidhen nga vetë anëtarët e PD.

“Njerëzit duan një qeveri europiane, ndryshe. Unë besoj se sjell një vlerë të shtuar në politikë. Janë bërë propozime, pjesë e ndryshimit dhe europianizimit të PD është konsultimi më i gjerë i qytetarëve. Po konsultohemi edhe me partitë simotra, që të bëjmë disa primare, në mënyrë që kandidatët për kryetar bashkie të dalin si rezultat i votës së anëtarëve të Partisë Demokratike, në bindjen time në disa qytete kjo do të shtrihet edhe jashtë radhëve të PD. Do të jetë vullnet qytetarë, në disa raste mund të mos jenë anëtarë të PD, mund të mos jenë militant, por do të përfaqësojnë vlerat e këtij vendi.”

Kryedemokrati nuk dha një përgjigje për vendimin e tij nëse do të humbasë zgjedhjet lokale: Nuk ka rëndësi kjo gjë tani për publikun.-u shpreh Basha.

Ora 21:45
A do të ketë një tjetër takim Basha-Rama? Ja si përgjigjet kryetari i PD

I pyetur nëse do të ketë një tjetër takim Basha-Rama, pas asaj që shënoi marrëveshjen e 17 majit 2017, kryetari i PD, Lulzim Basha mohoi kategorikisht. Te "5 pyetjet nga Babaramo", Basha tha se ai takim u realizua në kushtet e personit të ndërkombëtarëve. Takim të dytë, tha ai, nuk do të ketë. "Ai takim u krye në kushtet e një presioni ndërkombëtar pasi vendi mund të shkonte në konflikt civil. Koha e takimeve Basha-Rama ka marrë fund. Nuk ka për të pasur më takim të tillë", u shpreh Basha. 

Ora 21:35
"T'i vënë gishtin kokës se do t'i falimentojmë", Basha paralajmëron oligarkët: Bankat, të dëgjojnë mirë...

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka bërë një paralajmërim të fortë në drejtim të sipërmarrësve të cilët kanë përfituar koncesione gjatë qeverisë Rama. Basha tha se PD do t'i falimentojë nëse do të jetë e dyzuar për të shpëtuar buxhetin e shtetit apo këto kompani.

"Po iu bëj thirrje oligarkëve, të më dëgjojnë mirë. Nëse do vihet në dilemë qeverisja e ardhshme e Shqipërisë, nëse do jetë alternativa, për të falimentuar buxhetin apo ata, do falimentojmë ata,  t'i vënë gishtin kokës. Bankat, të vënë vath në vesh, do t'i bëjnë vetes një dëm të madh. Bankat të tërhiqen nga financimet e tilla. Kjo do trajtohet në një mënyrë mjaft të rreptë nga ligji antimafia."-tha Basha.

Ora 21:31
Marrëveshja e 17 majit, Basha: U imponua nga ata që mendonin se Ramës i duhej dhënë një shans i dytë

Kryetari i PD, Lulzim Basha i është rikthyer marrëveshjes së famshme të 17 majit me kryeministrin Edi Rama që shënoi zgjidhjen e ngërçit politik dhe riktheu normalitetin në vend. Kjo marrëveshje është atakuar dhe ironizuar nga jo pak nga studentët që aktualisht janë ngritur në protesta, duke iu përgjigjur Ramës se nuk bëjnë negociata dhe dialog me të siç bëri me Bashën më shumë se një vit e gjysmë më parë.

Nga studio e "5 pyetjeve nga Babaramo" në Report Tv tha se ajo ishte një marrëveshje e imponuar. Sipas tij, pakti u imponua nga ata që mendonin se Edi Ramës i duhej dhënë një shans i dytë, duke nënkuptuar ndërkombëtarët. "17 maji u imponua nga ata që mendonin se Ramës i duhej dhënë një shans i dytë", u shpreh Basha.  

Ora 21:26
Protesta e studentëve, Basha: Do anulojmë Ligjin e Arsimit të Lartë kur të vijmë në pushtet

Kreu i PD, Lulzim Basha paralajmëron anulimin e ligjit për Arsimin e Lartë. Te "5 pyetjet nga Babaramo", Basha tha se ligji që miratoi qeveria aktuale është klientelist. "Ne e kundërshtuam këtë ligj me të gjitha format. Ne do të anulojmë këtë ligj që në ditën e parë kur të vijmë në pushtet. Rama harxhon më shumë për luksin në Kryeministrisë se sa harxhon për shkollat dhe kopshtet. Në kemi sot arsimin me të shtrenjtë në Evropë, dhe kemi arsimin me cilësi më të ulët në botë. Ligji i arsimit të lartë, është korruptiv dhe klientetlist“, shtoi ndër të tjera Basha.

Ora 21:24
Basha: Rama do dalë para drejtësisë kur të vijë PD në pushtet

Lulzim Basha tha se vendit i duhet një drejtësi e pakapur, para të cilës duhet të dalë Edi Rama. " Ka një presion të jashtëzakonshëm për të rrëzuar pushtetin e Ramës me dhunë. Një parti politike për mua s'duhet të bëhet pjesë e të keqes. Këtu ka 5 vite që nuk ka asnjë investim. Ky është një proces që nuk ndodh brenda natës. E para, organizimi i zgjedhjeve të brendshme në PD. Do të jetë zhgënjyese për shqiptarët nëse nuk rrëzohet sistemi që Rama ka ngritur. Por unë ua kam bërë të qartë, se pikëpamja ime është që një parti politike ka që të mos bëhet pjesë e së keqes, ta denoncojë atë, të mbrojë jetën e qytetarëve të shpalosë alternativën e saj, si dhe të sjellë modernizim. Pikëpamja ime nuk është që ne të marrim pushtetin por që të sjellim ndryshimin. Nëse Rama është i obsesuar me karrigen dhe ishte i gatshëm të vinte në pushtet me kufoma, ne nuk mund ta bëjmë një gjë të tillë. Hapi i parë është largimi i Edi Ramës dhe çuarja e tij para drejtësisë"-tha Basha.

Ora 21:04
Bojkoti i opozitës/ Deklarata e fortë e Bashës: Jam gati t'i djegim mandatet

Lulzim Basha ka thënë se opozita nuk e ka bojkotuar Kuvendin. Në studion e "5 pyetje" në Report Tv, Basha tha se  ka mundësi që opozita të jetë në Kuvend ditën e enjte për të nisur punë me Vettingun e politikanëve pas dhënies së dritës jeshile nga Komisioni i Venecias. Basha tha se ka një opsion për djegie të mandateve. "S'ka bojkot për Kuvendin. Nuk ka qenë bojkot. Në shtator ne nxorrëm 3 platforma që i konsiderojmë emergjente, vettingun e politikanëve, ligjin anti-mafia dhe dekriminalizimin. Të parën Rama e përqeshi, më pas e refuzoi e më pas e coi tek Venecia. Venecia i dha dritën jeshile. Tha që konstatoj probleme në Shqipëri të politikës me krimin. Propozuam mekanizmin e dekriminalizimit.  Kërkuam monitorim ndërkombëtar, shqiptarët e duan Vettingun e politikanëve, e mbështesin iniciativën tonë. Ka disa opsione që po diskutohen, një grup thotë të djegim mandatet, një grup thotë të hyjmë në seancë për Vettingun se ajo është kauza jonë. A jam unë gati? Po, unë jam gati në cdo moment t'i djegim mandatet.Por a do t'ju shërbejë kjo shqiptarëve? Ndoshta nuk iu shërben më mirë shqiptarëve. Përballje politike dhe mobilizim qytetar total."-tha Basha.

Ora 20:52
Sjellja e opozitës në raport me protestat/ Flet Basha: Kemi 5 vite që denoncojmë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë bisedës në studion e "5 pyetje" ka thënë se opozita e ka bërë shumë mirë detyrën në raport me qytetarët. Basha tha se opozita ka denoncuar shumë cështje që kanë marrë zgjidhje në këtë vend.

"Kjo është një emergjencë kombëtare. Kemi përsëritur të njëjtin qëndrim, ne mbështesim qëndrimin e studentëve. Atyre iu ka humbur shpresa. Pasi nisi protesta e studentëve, nisën protestat anembanë Shqipërisë. Nesër biznesi i vogël ka paralajmëruar se nesër do të mbyllë qepenat. S'ka detyrim më të madh, qenia njerëzore sesa të luftojë për fëmijët e tij. Shoqëria civile, sipërmarrja, të gjithë e kanë bërë pjesën e tyre? Ne si opozitë kemi 5 vite që denoncojmë drogën, shpërdorimin e parave. Kemi 5 vite që denoncojmë se kjo është një bandë? Po, padyshim që po. Kemi paraqitur ligjin për dekriminalizimin, sot, kemi paraqitur Vettingun e politikanëve, që të ikin politikanët e lidhur me kriminelët."

Ora 20:43
Unaza e Re/ Paralajmërimi i Bashës: Elementë të krimit do pastrojnë paratë me pallate, nesër ose pasnesër dalin emrat

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha krahasoi cështjen e Universiteteve me ndërtimin e Unazës së Re. Basha tha se tek Unaza e Re, ka një plan vjedhjeje, por edhe për pastrimin e parave që vijnë nga droga dhe krimi. Basha tha: Ky është një sistem vjedhjeje, ne kemi një plan të qartë. Ne mbështesim 8 pikat e studentëve. Në planin tonë që e kemi parashtruar, ne themi dyfishim të buxhetit për Arsimin e Lartë. Ne i hapëm rrugë arsimit privat, por nuk kemi patur klientelizëm. Ka njerëz që e thonë nga naiviteti e të tjerë nga propoganda. Mediat, gjykata, shërbimi sekret, ka cdo gjë në dorë.Tarifat janë reflektimi i vjedhjes. Po heq paralele mes Unazës së Re dhe Universitet. Unaza e Re, vjedhje ashiqare, kanë hapur llogari sekrete bankare. Pasi t'ju prishin shtëpitë, do të ndërtojnë pallatet për të pastruar paratë e drogës. Elementë të krimit të organizuar që do t'i bëjmë emrat e tyre publike. Nesër, maksimimumi pasnesër, s'kanë ku të shkojnë. Janë duke bërë falsifikime, por s'kanë ku të shkojnë.

Ora 20:40
Kioskat universitare në kohën e qeverisë Berisha/ Basha në “5 pyetjet nga Babaramo”: Ka vend për reflektim

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë intervistës me gazetarin Ilir Babaramo në emisionin “5 pyetjet” në Report Tv, tha se për kioskat Universitare të kohës së qeverisë Berisha ka vend për reflektim.

Lulzim Basha, kryetar i PD: Protesta, e drejtë. Rezultat i degjenerimit të arsimit të lartë, përgjegjësinë e ka ai që kaloi ligjin, Edi Rama. Ju e dini që PD e kundërshtoi këtë ligj, ne përvijuam qëndrimin tonë politik të prerë. Parashtruam zgjidhjet për shqiptarët, të dyfishohej buxheti për arsimin. Sot, Rama harxhon më shumë për shpenzime luksi. Shqipëria, vendi me arsimin më të shtrenjtë në Europë dhe me cilësinë më të dobët. Unë kam studiuar në Holandë dhe atje paguaja më pak se këtu. Studentët këtu paguajnë shumë më shumë. Unë kam paguar në Holandë 700 dollarë në vit. S’është vetëm çështje tarifash. Faza e parë e atyre universiteteve pati problem, u përballëm me skarcitete, Universitete të licensuara, por që nuk përmbushnin kushtet. Sigurisht që ka vend për reflektim. Ligji i arsimit është ligj klientelist.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ilir: 18/12/2018 12:50

    Jam kurioz. E di ky sa e ka popullaritetin? Dmth ka ndonje shprese ky dhe PD te kthehet ne pushtet? Nuk e degjuam njehere te thote: me hetoni per rrugen sepse jam i paster.. me falni qe u vrane 4 protestues po situata na doli jashte kontrollit. Etj..

    Përgjigju
  • Rruqja: 17/12/2018 23:20

    Je simbal i me madh i kallaisjes te kazaneve me baker por jo me kallaj por me sere te zeze .Opozita ka te drejten e saj te kritikoj qeverine jo vetem te nxij cdo gje se neser kur ajo te vije ( larg qoft ) ne pushtet di mari qfar ka mbjell prandaj i dashur mashtrus uzurpusi i P.D. puno dhe mendo nje here te vetme qe punet te ecin perpara ne te mir te atdheut dhe popullit .

    Përgjigju
  • Infermieri: 17/12/2018 22:16

    Kur flisni dhe ju për arsim o BASHA është lemeri, po PD ishte o qor që hapi universitete qe regjistrimet bëheshin me divane, soba, televizor, lopë dhi, dele apo haruar Vitrinat, Kristalët etj, nuk harrohen bëmat e drejtorive të spitaleve që ju grabitën nga 3000 Euro infermierve dhe i dërguan me detyrim të bënin Kristalin dhe pse asgjë nuk bënë, ju i dhat nga një copë karton pa asnjë lloj vlere. Gënje o gogol gënje po pak më hollë jo kaq trash se vetëm debilat si puna jote mund të besojn se cfar flet ti.

    Përgjigju
  • rroku: 17/12/2018 21:52

    Luli vodhe 250 mil euro, vrave 4 protestues vodhe 4 vjet ne bashki dhe as vizat e bardha ne rruge nuk bere dhe ne burg nuk hyre por do hysh se vetingu nuk te fal. Sa per djegjen e mandateve digjini se e keni nga frika e vetingut por nuk do shpetosh.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Balla takon Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Muhammed Bin Zayed Al Nahyan: Zgjerim i bashkëpunimit në fushat e policisë dhe sigurisë

Balla takon Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Muhammed Bin Zayed Al Nahyan: Zgjerim i bashkëpunimit në fushat e policisë dhe sigurisë