Personazh surprizë në emisionin
'Shtypi i Ditës dhe Ju' në Report Tv

Personazh surprizë në emisionin<br />'Shtypi i Ditës dhe Ju' në Report Tv<br /><br>
Duke nisur nga kjo e hënë e 22 janarit emisioni “Shtypi i ditës dhe ju” në Report Tv vjen me risi. Gazetarit Andi Kapxhiu i bashkohet në studio një personazh tejet interesant të cilin do keni mundësi ta zbuloni të hënën në mëngjes në transmetim të drejtpërdrejtë: 

"Unë nuk do të jem më vetëm por do të më bashkohet një personazh me të vërtetë interesantë. Një analist që me shkrimet dhe opinionet e tij shkakton shumë debat. Nuk është shumë i pranishëm në televizion por është shumë prezent në shtypin e shkruar me opinionet dhe komentet e tij por mbi të gjitha edhe në rrjetet sociale.

Do të jemi së bashku me të për të komentuar temën e ditës, titujt kryesorë të gazetave dhe për të bashkëbiseduar me teleshikuesit me ata që telefonojnë dhe bëhen pjesë e emisionit. Emri mbetet surprizë për të hënën në mëngjes
”, thotë gazetari Kapxhiu.

Nga e hëna komunikimi me qytetarët nga ora 7:00 deri në 8:30 vjen ndryshe dhe me surpriza në ekranin e Report Tv.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Me floririn e Kërrabës ka minierë në Kongo', avokat Beqiri për Ilir Metën: Me akrobacitë majë shtyllës do të thotë se jam i sëmurë psiqik

'Me floririn e Kërrabës ka minierë në Kongo', avokat Beqiri për Ilir Metën: Me akrobacitë majë shtyllës do të thotë se jam i sëmurë psiqik