Personazhi i veçantë që bashkëjeton me 12 miqtë me katër putra

Report Tv ka udhëtuar drejt një destinacioni që gjendet jashtë zonave të zhurmshme të Tiranës, tek një prej familjeve më të mëdha në vend, megjithëse në çertifikatën e gjëndjes civile nuk numëron më shumë se 3 anëtarë. Viola Kusi është një prej njerëzve më të veçantë e cila prej vitesh mban kafshë shtëpiake ndërkohë që sot numëron plot 12 qenë dhe 2 mace.Viola na tregon se i adhuron 4 putroshët dhe dashuria për ta nuk mund të përshkruhet. Përveç qenve që mban në shtëpi, Viola kujdeset edhe për qenë të tjerë të cilët jetojnë në rrugë duke i ushqyer ata çdo ditë.

Viola ka një debulesë për kafshët të cilën na e tregoi në ambientin e brendshëm të shtëpisë së saj, atje ku edhe i mban 4 putroshët e saj njëri më i veçantë se tjetri.

Shumicën e kafshëve shtëpiake ajo tregon se i ka marrë nga ambientet e rrugës. I ka gjetur atje të pambrojtur e të paushqyer dhe ka vendosur ti ndimojë ata duke u përkujdesur, e më vonë duke i gjetur një shtëpi adoptuese.

Në shtëpinë e saj të gjithë i duan kafshët, dhe janë pikërisht bashkëshorti dhe vajza ata të cilët e ndihmojnë të kujdeset. E pyetur se sa e vështirë është të kujdesesh për plot 12 qenë, ajo shprehet se ka hequr dorë nga shumë gjëra. Viola thotë se ka kohë që nuk i del më koha të dalë me shoqet e saj, por dashuria që merr nga kafshët është shumë e madhe dhe kurrë nuk do hiqte dorë nga ata.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ROMA: 19/04/2018 16:51

    me behet shume qefi qe nje shqiptare mundohet te beje dicka te bukure, per qente e macet .koplimenti na ana te gjithe familjes time jetojme jashte shtetitdhe kemi tre qene qe i kemi ritur njesoj si femijet .canceri ze te gjithe ata qe jan dis humani.qeni eshte me besnik se shoket dhe kushurijnte.se kam mundesi kur te kthehem do te ndertoj nje shtepi vetem per qent ,dhe jo per bixhosllinjt qe kan len femijte rugve.

    Përgjigju
  • Tili: 17/04/2018 17:37

    Ka kancer shum afer

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet