Pesë banorë riblejnë ishullin e tyre të vogël në Skoci, ja cili është çmimi

Pesë banorë riblejnë ishullin e tyre të vogël në Skoci, ja cili është çmimi

Ishulli i vogël i Ulvas, margaritar i Skocisë me plazhe të pacënuara u rible nga pesë prej gjashtë banorëve të tij, nga frika se mos binte në duart e manjatëve të ardhur nga Rusia apo Lindja e Mesme dhe se mos menyra e tyre e jeteses do te ndryshonte krejtesisht.

Banorët u bënë bashkë në një shoqatë dhe njoftuan sot se kishin mbyllur kontratën e blerjes, duke përfituar nga ligji që u jep atyre prioritet për blerjen e ishullit.

”Jemi të lumtur dhe të çliruar”, pohoi Rebecca Munro, pronarja e kafenesë së vetme në ishull ”The Boathouse”.

Së bashku me banorët e tjerë ajo do të bëhet zyrtarisht pronarja e ishullit më 21 qershor.

Ishulli Ulva doli në shitje korrikun e kaluar nga banori i gjashtë i ishullit, anëtari i nje familjeje aristokrate së cilës i përkiste ishulli prej dekadash. I vënë në shitje me çmimin 4,25 milionë stërlina (4,77 milionë euro), ishulli u rible me një çmim të përcaktuar nga një vlerësim i pavarur me urdherin e qeverise skoceze, bën të ditur në një deklaratë organizata e vogël, e cila mundi të mbledhë fondet falë një granti te qeverisë skoceze dhe donacioneve të 500 personave.

Gjatë periudhës së nxjerrjes në shitje, pronari Jamie Howard e kishte përshkruar si një prej ishujve më të bukur privatë të Europës Veriore, shumë tërheqës për manjatë të huaj, atëherë banorët e ishullit ishin trembur se mos i dëbonin prej andej.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Çfarë po ndodh në Partinë e Lirisë?! Endrit Brahimllari në Frontline Interview tregon pse dha dorëheqjen

Çfarë po ndodh në Partinë e Lirisë?! Endrit Brahimllari në Frontline Interview tregon pse dha dorëheqjen