Pesë këshilla për dekorimin
e shtëpisë për festa/FOTO

Pesë këshilla për dekorimin<br />e shtëpisë për festa/FOTO<br>
Sidomos kur nuk keni plane për të vendosur pemë. Kur vijnë festat gjëja e parë që tentohet të bëhet është vendosja e pemës së Vitit të Ri.

Mirëpo në kohët e sotme pjesa më e madhe e njerëzve jetojnë në apartamente aq të vogla sa nuk ka vend për vendosjen e saj. Kjo nuk do të thotë që shtëpia nuk mund të dekorohet vetëm se nuk ka vend për pemën.

Ka disa mënyra si të dekoroni shtëpni edhe kur ajo është e vogël dhe të mos kushtojë shumë për buxhetin.

1. Shtoni pëlhura me dekorime festive në shtëpi.
shtepi

Shitmi I pëlhurave, batanijeve, jastëkëve me dekorime për festat do ta bëjë shtëpinë më të gëzueshme, më stil dhe më të bukur. Madje këto gjëra mund të ruhen për vite me radhë duke kursyer edhe lekët. Prandaj shtoni ngjyrat e kuqe, të gjelbëra,  blunë, të bardhën në dekorimin e shtëpisë dhe tekstilet e përdorura.

2. Varni çorapet e festive edhe po nuk patët oxhak
shtepi

Këto janë çorapet klasike të Krishtlindjeve që varen në oxhakun e shtëpisë. Mirëpo mungesa e një oxhaku nuk mund të iu pengojë për vendosjen e çorapeve. Prandaj varini ato në tavolinën e televizorit, në një bufe decorative, raftlibrash apo në një vend të improvizuar. Mjafton që ato të mos mungojnë në shtëpi për festa.

3. Krijoni idenë e pemës duke dekoruar me shirirta të gjelbër dhe drita
shtepi

Vendosni shiritat e gjelbër dhe zbukuroni me drita shtëpinë, kornizat e fotove apo pasqyrave, raftin e lbrave etj. Mund të vendosni edhe drerë të vegjël me drita në shtëpi duke krijuar një atmosferë të gëzueshme dhe të ngrohtë.

4. Përdorni pjata, filxhanë apo enë kuzhine me dekore festive.
shtepi

Gjatë muajit dhjetor zëvendësojini enët e zakonshme të kuzhinës me ato me dekore festive. Kjo do ta bëjë atmosferën më të ngrohtë dhe se filxhani I ngrohtë I çajit apo kapuçinos do të shijojë më shumë kur ju I keni ato me babagjyshër të Vitit të Ri. Dekoret festive vendosini tek filxhanët e mëdhenj të qumështit, në mbulesën e tavolinës, në një tas sallatë apo me kokoshka etj.

5. Përgatisni ëmbëlsira dhe vendosni qirinj për të pritur ngrohtë mysafirët.
Një tavolinë e mbushur me biskota dhe ëmbëlsira si dhe qirinj aromatikë do e bëjë shtëpinë më mikpritëse.
shtepi

Redaksia Online
a.dr/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Forcohet leku, monedhat e huaja sërish në rënie! Ja sa këmbehen sot

Forcohet leku, monedhat e huaja sërish në rënie! Ja sa këmbehen sot