Briken Calja: Analizat më nxorrën të pastër, jam i zhgënjyer ndonëse jam kampion Europe

Briken Calja: Analizat më nxorrën të pastër, jam i zhgënjyer ndonëse jam kampion Europe

Briken Calja

Peshëngritësi ynë Briken Calja, fituesi i 3 medaljave të arta në Evropianin e shtangës, përmes një statusi në rrjetet sociale, tregon se tashmë nuk ka asnjë dyshim mbi përdorimin e ndonjë substance të ndaluar, por zhgënjimi është present pas rasteve me doping të  kampineve të tjerë të peshëngritjes shqiptare.

“Përmes vuajtjeve, stërmundimeve, djersës së derdhur dhe ëndrrave të një jete realizova triumfin historik për vendin tim, Kampion i trefishtë në ar i Evropës. Midis emrash dhe legjendash të peshëngritjes shqiptare, arrita të gdhend emrin tim krah tyre dhe historisë e këtij sporti. 

I kam dhënë shumë këtij sporti dhe këtij vendi pa marrë të njëjtën përgjigje nga ata që jetojnë e përfaqësojnë këtë vend, shoqëri, media apo përfaqësues qeveritarë.


Prapë vazhdova i vetëm, me ëndrrat nën vete, i fortë dhe i palëkundur. Edhe sot, kur çdo afat i përgjigjeve antidoping ka mbaruar dhe vërtetohet që asnjë gram i çfarëdo substance të ndaluar nuk ka prekur në trupin tim, prapë indiferenca ndaj meje dhe suksesit historik të Bukureshtit qëndron stoike.

Media vazhdon të flasë për sukseset yjeve të huaj, duke harruar ata që i dhanë krenari këtij vendi që rrallë herë është dalluar për dominime absolute në çfarëdo lloj fushe qoftë.

Prapë do të vazhdoj i vetëm, me ëndrrat nën vete, i fortë dhe i palëkundur. Në momentin që preka tokën shqiptare, edhe pas zhgënjimeve të panumërta nga instancat qeveritare, prapë besoja se e meritoja të paktën një pritje të denjë nga ata që e përfaqësojnë këtë vend, por më kot.


Gjithsesi, unë e mora pritjen që doja nga njerëz që më vlerësojnë. Doja të falenderoja të vetmit që më kanë mbështetur, pritur dhe përgëzuar duke filluar nga familja ime, Cufo Fitness, Mojo Production, Kreshniku, Dashamir Xhika, pa harruar dhe Bashkinë e Cërrikut dhe Bashkinë e Tiranës.

Besoj se heronjtë e vërtetë të këtij vendi nuk janë ato që dalin përditë dhe propagandojnë qëllimet e tyre, po jemi ne, që me përpjekjet dhe arritjet tona, ngremë lart flamurin kombëtar, flamurin e këtij vendi me 1001 probleme, por krenar në zemër.

I trefishtë në ar dhe i zhgënjyer.

Ja çdo të thotë të jesh kampion absolut i Evropës”, përfundon peshëngritësi Calja.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 23/04/2018 19:14

    Briken Calja me marrjen e medaljeve ja te drejte te kerkoi nga shteti shqiptar detyrkmet qe ka ndaj sportusteve elitar be raste te tilla . Medaljet e marra nuk jane vetem oersonale por dhe krenari kpmbetare . Me oamjet qe u dhane ne TV ne kyshtet ku kampioni europian stervutet duhwt ti ipet nje ambient dinjitoz per stervitjen . Aj po jetkon ate qe eshte sanksionuar me ligj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Kavajë, goditi bashkëshorten me automjet në 2022, arrestohet 50-vjeçari i shpallur në kërkim (EMRI)

Kavajë, goditi bashkëshorten me automjet në 2022, arrestohet 50-vjeçari i shpallur në kërkim (EMRI)