POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Peshkaqeni tigër shfaqet në Dhërmi? I riu nxjerr videon, pushuesit dalin nga deti (VIDEO) 

DHËRMI - Dhjetëra pushues kanë kaluar momente paniku në plazhin e Dhërmiut ditën e sotme. Shumë pranë bregut është filmuar një peshkaqen tiger i cili i është afruar ndjeshëm bregut të detit duke qenë vetëm pak metra larg.

Në video duket bishti i kirjesës së frikshme i cili bën lëvizje që sipas pushuesve të cilët janë bërë dëshmitarë, thuhet të jetë një peshkaqen tigër. Video është regjistruar në një prej plazheve më të frekuentuara në vend, atë të Dhërmuat nga një pushues, Bledar Bregu, i cili e ka postuar në rrjetet sociale.

Ai shkruan se ka parë katër peshkaqenë të vegjël pranë brigjeve të Dhërmiut, ndërsa shfaqja e papritur e tyre ka alarmuar turistët. Sapo peshkaqeni është konstatuar pranë cekëtirës, pushuesit kanë lënë detin mënjeherë, ndërkohë që mjaft pranë tij, ishte edhe një varkë pedalon me disa persona në të. 

l.q.
Komento