‘Peshqit’ e drejtësisë/ 8 njerëzit e emëruar nga PD që mbetën në rrjetën e Vettingut

Partia Demokratike ka pasur një arsye të fortë në betejën dyvjeçare kundër ligjit të Vetingut. Njerëzit më të rëndësishëm të drejtësisë, të cilët kanë mbetur deri më tani në rrjetën e trefishtë të Vetingut apo që dhanë dorëheqjen nga frika e Vetingut, janë promovuar dhe emëruar në krye të piramidës së drejtësisë nga ish-kryeministri Berisha dhe rrethi i tij politik, para se të rrëzohej nga pushteti në qershor të vitit 2013.

Për emërimin e tyre, Berisha është koordinuar me presidentin e Republikës, për firmosjen e dekreteve dhe me deputetët e tij, për votimin e dekreteve në Parlament. Vendimi i parë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, organit bazë të Vetingut, ishte shkarkimi nga detyra i anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo, për shkak të mosjustifikimit të pasurisë. Fatos Lulo është emëruar nga Partia Demokratike dhe Sali Berisha fillimisht në Gjykatën e Lartë në vitin 2005 dhe më pas më pas, me propozim të ish-presidentit Bujar Nishani në Gjykatën Kushtetuese, në maj të vitit 2013.

Komisioni i Vetingut ka paralajmëruar shkarkimin e anëtarit të Gjykatës së Lartë, Admir Thanza, për shkak të lidhjeve me krimin, vjedhjes dhe dënimit në Itali, fshehjes, deklarimit të rremë dhe mosjustifikimit të pasurisë. Thanza është propozuar nga ish-presidenti Bujar Nishani për në Gjykatën e Lartë, ndërsa votimi i tij në Parlament është mundësuar nga Sali Berisha, Jozefina Topalli dhe deputetët e PD. Komisioni i Vetingut ka sinjalizuar gjithashtu edhe shkarkimin nga detyra të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, Gani Dizdarin, për shkak se pas hetimit të thelluar ka rezultuar se ka fshehur pasurinë si dhe ka kontakte të papërshtatshme me krimin.

E njëjta skemë është përdorur edhe për emërimin e Dizdarit. Bujar Nishani e ka propozuar si kandidat për në Gjykatën Kushtetuese, ndërsa Sali Berisha, disa javë para se të largohej nga pushteti, mundësoi emërimin e tij në Parlament. Organet e Vetingut kanë konstatuar se anëtari i Gjykatës së Lartë, Tom Ndreca nuk e justifikon pasurinë dhe se ka kontakte me një person të inkriminuar, duke sinjalizuar largimin e tij nga drejtësia. Ashtu si Admir Thanza dhe Gani Dizdari, edhe Tom Ndreca është emëruar në Gjykatën e Lartë nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe ish-presidenti Bujar Nishani, pak javë para rrëzimit të Berishës nga pushteti. Nishani propozoi kandidaturën e Ndrecës në prill të 2013, ndërsa Sali Berisha mundësoi miratimin në parlament disa ditë më vonë.  

Të dorëhequrit 
Mirela Fana dha dorëheqjen si anëtare e Gjykatës së Lartë për t’i shpëtuar Vetingut. Zonja Fana është emëruar në Gjykatën e Lartë nga Parlamenti, me mbështetjen e Partisë Demokratike, me vendim nr. 248, datë 23.4.2009. Zonja Fana është bashkëshortja e Neshat Fanës, i njohur si ish-avokati i Sali Berishës. Neshat Fana u emëruar në krye të Shkollës së Magjistraturës, por pas largimit të Berishës nga pushteti, u shkarkua. Anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Besnik Imeraj dha dorëheqjen për t’i shpëtuar Vetingut. Edhe Besnik Imeraj është propozuar nga Bujar Nishani në 22 mars 2013, me numër dekreti 8066. Ai është a është votuar në Parlament nga Sali Berisha dhe deputetët e tij para zgjedhjeve të qershorit 2013. 

Kryeprokurori Llalla 
Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, sot i ‘arratisur’ për shkak të hetimeve për pastrim parash, u largua nga sistemi i drejtësisë për t’i shpëtuar Vetingut. Adriatik Llalla është propozuar nga ish-presidenti Bamir Topi si kandidat për prokuror të përgjithshëm. Llalla është votuar në dhjetor të 2012, me 75 vota në Parlament, nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim. Llalla u votua në mënyrë të njëanshme nga mazhoranca e atëhershme PD-LSI, ndërsa opozita e atëhershme abstenoi. 

Të emëruarit nga Berisha që mbetën në rrjetën e Vetingut 

1.    Fatos Lulo, anëtar i Gjykatës Kushtetuese, i shkarkuar nga detyra nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit për shkak të mosjustifikimit të pasurisë. I propozuar nga ish-presidenti Bujar Nishani si kandidat për anëtarë të Kushtetuese, i votuar në Parlament nga Sali Berisha dhe deputetët e tij në maj të 2013.

2.    Admir Thanza, anëtar i Gjykatës së Lartë, në prag të shkarkimit për shkak të lidhjeve me krimin, vjedhjes dhe dënimit në Itali, fshehjes, deklarimit të rremë dhe mosjustifikimit të pasurisë. I propozuar nga ish-presidenti Bujar Nishani, i votuar nga Parlament nga Sali Berisha dhe deputetët e tij para zgjedhjeve të qershorit 2013. 

3.    Gani Dizdari, anëtar i Gjykatës Kushtetuese, në prag shkarkimi pasi sipas KPK ka fshehur pasurinë si dhe ka kontakte të papërshtatshme me krimin. I propozuar nga ish-presidenti Bujar Nishani si kandidat për anëtarë të Kushtetuese, i votuar në Parlament nga Sali Berisha dhe deputetët e tij në maj të 2013.

4.    Tom Ndreca, anëtar i Gjykatës së Lartë, në prag shkarkimi pasi sipas KPK nuk e justifikon pasurinë dhe ka kontakte me një person të inkriminuar. Ndreca është propozuar nga ish-presidenti Bujar Nishani, ndërsa është votuar në Parlament nga Sali Berisha dhe deputetët e tij para zgjedhjeve të qershorit 2013. 

5.    Mirela Fana, ish-anëtare e Gjykatës së Lartë, e dorëhequr nga frika e Vetingut. Është emëruar në Gjykatën e Lartë nga Parlamenti, me mbështetjen Partisë Demokratike, me vendim nr. 248, datë 23.4.2009. 

6.    Besnik Imeraj, anëtarë i Gjykatës Kushtetuese, dha dorëheqjen nga frika e Vetingut. Besnik Imeraj është propozuar nga Bujar Nishani në 22 mars 2013, me numër dekreti 8066, ndërsa është votuar në Parlament nga Sali Berisha dhe deputetët e tij para zgjedhjeve të qershorit 2013.

7.    Altina Xhoxhaj, anëtare e Gjykatës Kushtetuese, e shkarkuar nga KPK për shkak të problemeve me pasurinë. Xhoxhaj u propozuar nga ish-presidenti Bamir Topi, u votuar nga Parlamenti që kontrollohej nga PD në vitin 2010. 

8.    Adriatik Llalla, ish-kryeprokuror, i vetëlarguar nga sistemi i drejtësisë nga frika e Vetingut. Llalla është propozuar nga ish-presidenti Bamir Topi, ndërsa është votuar në mënyrë të njëanshme nga PD-LSI në dhjetor të 2012. 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Highlanderi: 15/07/2018 23:14

    Keta jane jashqitje te zorres trashe te Berishes, ndersa Berisha jahstqitje e popullit shqiptar.

    Përgjigju
  • Kamaleoni: 15/07/2018 15:44

    Ah sa lekun do e kishe pagu ti mer shpifës te ishe ne nje vend perëndimor me padi dëmshpërblimi... po këtu të mbrojnë gjyqtarët e atyre që u sherbe...të ngeli llapa jashtë tu lepi suma pushtetarësh...

    Përgjigju
  • rrema: 15/07/2018 13:40

    Kjo eshte PDja e Sali komunistit, e gjitha do te mbetet ne rrjete ashtu si mbeti vete komunizmi....

    Përgjigju
  • Progonati: 15/07/2018 10:06

    Nje pyetje po gjyqtare e prokure me bindje te majta ka? Kush jane Ata? Ka nga Ata qe Kane ngelur ne rrejten e "vetingut". Po ka si nuk ka ja ti rendisim : a) Besnik Ymeri ish-shef Hetuesie ne Elbasan, Ish-drejtor I Hetuesis se pergjithshem deri ne 1990, fillon pune pas revolucionit te 1997, b)Gani Dizdari ish_hetues, c) Mirela Fana ish-prokurore e diktatures d) Besim Trezhnjeva ish Hetues I diktatures e) Tom Ndreca ish-prokuror I diktatures dh) Luan Kaloci ish-hetues I diktatures; Artan Lazaj I majte; h) Altina Xhoxhaj e majte. Nuk ka te djathte por vetem te majte dhe po ndodh ajo qe ndodhi pas revolucionit francez Kur "kucedra filloi te hante kelyshet e vet". O ju akoma se keni marre vesh, duhet nje BRAVO e madhe per Donal Lu

    Përgjigju
    • Filani: 15/07/2018 11:06

      Zonja ose Zoti Progonati,un nuk ja kam idene e ketyre emrave te permendur nga ju,por jeni shum i prapambetur,fahi i dikhrshem ka qene i sistemit jo individual edhe sdo te thote qe ato persona kane puniar ateher e s’mund te punojme sot.Kushdo e ka te drejten e punes e te fjales por fatkeqesia e shqiptareve jane shqiptaret vete qe fusin hundet e nuk i rri goja pa folur per cdogje. po te ishte nje i aferm apo mik apo shok i juaji nuk do ju vinte mire qe te ngelej pa ushtruar profesionin? Te ghith nje m..jane si majtas dhe djathtas. Secili duhet te shikoje e ndjeki hallet e veta. Gjithe te mirat ju uroj.

    • ela: 15/07/2018 10:58

      Po ke te drejte se Sali Berisha i dinte bemat e tyre ,dhe i mbante nen tutele ,pra ata i sherbenin Sali Berishes.po she sali berisha ska qene i djathte.kujton se te djathtet jane superior? pse ? ik mor progonat se nga i vend qe je ti vetem ballista ka nxjere

    • Salibq: 15/07/2018 10:39

      Ti si ne te folur si ne te arsyetuar o je pd o lsi, po nje mut mbetesh. Flitet per njerez qe i ka promovuar dhe lartesuar ai bq-ja kryetari jot dhe qe keta njerez kane shkaterruar drejtesine shqiptare, sic pritej dhe sic vetem ata dine te bejne. Por sigurisht me njerez qe mendojne dhe flasin si puna jote nul ka per tu bere ndonjehere ky vend.

  • Drejtësi: 15/07/2018 09:44

    I o Sali efendëm, kapitulloi koha ku triumfonte maskarallëku kriminaliteti dhe përbuzja e popullit në zyrat shtetërore.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët