Pihoni: Kanceri i mitrës, informoni
vajzat që në shkollë, bëni Pap-test

Pihoni: Kanceri i mitrës, informoni<br />vajzat që në shkollë, bëni Pap-test
TIRANË - Informacioni që duhet të marrin femrat mbi sëmundjet seksualisht të transmetueshme por edhe problematika të tjera duhet të nisë që në shkollat 9-vjeçare dhe ato të mesme. Kjo është këshilla që japin mjekët gjinekologë, të cilët pohojnë se është shumë e rëndësishme edhe kryerja e vaksinës Kundër HPV-ve në këtë moshë. Në një intervistë mjekja Amarda Pihoni pohon se mentaliteti tek femrat shqiptare ka ndryshuar shumë, tashmë ato nuk kanë turp të shkojnë tek mjeku apo të kryejnë ekzaminimet e duhura.

Realisht sa është përqindja nëse i referohemi komunikimit me pacientët në përditshmëri. Sa është përqindja e atyre njerëzve të cilët ose e atyre femrave që reagojnë pozitivisht dhe atyre që nuk kanë informacion? Kush dominon?
Kam vënë re që të paktën sa kam unë këtu, kam një trevjeçar që kam nisur, kam vënë re që mënyra e komunikimit mjek-pacient është shumë e rëndësishme. Sigurisht që të gjithë ne në fusha të caktuara nuk e kemi informacionin kaq të plotë.

Dhe them që me komunikimin mjeku mundet edhe ta bindë pacientin, sepse në shkollë nuk kemi bërë vetëm mjekësi, kemi bërë edhe psikologjisjen e pacientit. D.m.th. mundemi që ta bindim pacientin që të vazhdojë t’i bëjë këto ekzaminime dhe them që ia kam arritur që deri më sot që nga mosha të vogla, që nga 14 vjeç e këtej, t’i bind qoftë edhe për ato çrregullimet hormonale të moshës, dhe kanë filluar të ndërgjegjësohen.

Do të thosha, në bashkëpunim edhe me juve, që të kishte pak ndërgjegjësim edhe nëpër shkolla për sa i përket këtyre problematikave, jo vetëm të kancerit të qafës së mitrës, por edhe për sëmundjet seksualisht të transmetueshme sepse kjo futet këtu. Edhe kjo, sepse kjo merret nëpërmjet kontaktit seksual dhe përveç asaj, përveç kontaktit seksual kjo merret edhe nga kontakti lëkurë me lëkurë në zonat gjenitale. Edhe kondilomat të cilat janë edhe këto problematika të virusit HPV. Dhe mirë do të ishte d.m.th. të bëhej një ndërgjegjësim, të ndihmohej mjeku për ndërgjegjësimin, jo vetëm nëpërmjet një programi televiziv, por edhe nëpërmjet fushatave që bën Ministria e Shëndetësisë. Dhe nuk e diskutoj që do të kemi mbështetje.
 
Realisht kur i referoheni edukimit, si mendoni që duhet të futet ky lloj edukimi nëpër shkolla sepse përmendet informacion më i madh.
Kur unë them që kjo vaksinë, të paktën kjo vaksinë, të cilën unë e kam edhe këtu fletëpalosjen e Cervariksit i cili bëhet 3 herë, është me 3 doza, të paktën këto fletëpalosje që ne i disponojmë dhe i marrim në konferencat që ne bëjmë nëpërmjet trajnimeve që ne bëjmë dhe që janë shumë të domosdoshme edhe për ne dhe mirë do të ishte që të përcilleshin edhe nëpër shkolla.

Çdo shkollë ka mjek, megjithëse ai mund të jetë një mjek i përgjithshëm, nuk ka rëndësi, ai mundet që t’i marrë këta nxënës dhe t’u japë problematikën e parë, t’u japë ndërgjegjësimin se si dhe çfarë duhet të bëjnë, si duhet të mbrohen. Sepse jeta e një femre fillon këtu dhe vazhdon gjatë gjithë jetës së saj. Dhe të qenit të shëndetshëm është një ndër gjërat më kryesore. Shëndeti është mbi gjithçka.
 
Mendoni që duhet të ketë momente shtesë për sa i përket programeve mësimore në lidhje me këtë lloj teme?
Për sa i përket kësaj problematike do të thosha që po. Për sa i përket sëmundjeve seksualisht të transmetueshme dhe ne e dimë shumë mirë që tani nuk jemi më në ato vitet e para që ishte turp të kryeje marrëdhënie seksuale etj. Duhet t’i mësojmë fëmijët tanë se si të mbrohen. Kur është e mira dhe që ta fillojnë këtë aktivitet. D.m.th. të njihen një herë me trupin e tyre dhe pastaj të kalojnë në ca faza në të cilat ata mund të shijojnë sepse jo çdo moshë ka njohuritë e duhura dhe ka mundësinë për të kryer këto marrëdhënie.

Them unë nga mendja ime. Edhe unë kam një vajzë. Mundohem të flas me të, është 9 vjeçe dhe them që do t’ia bëj këtë vaksinë. Të mbrohet paraprakisht para se të fillojë. Ne flasim por nuk mund të parandalojmë atë të padiskutueshmen, që do të ndodhë nesër apo pasnesër. Flas për një kontakt që do të ndodhë në një moshë të caktuar.
 
Keni evidentuar raste me kancer të qafës së mitrës gjatë punës suaj këtu në këtë lagje?
Kam pasur raste me infeksione të vazhdueshme. Kam pasur edhe një rast me HI/ Aids që e kam evidentuar në vitin tim të parë kur kam ardhur këtu. D.m.th. ka pasur problematika. Por kam procedurë për t’i çuar që të bëjnë Paptestin. Gratë të cilat, se janë dhe të ndara, që janë nga mosha 40 vjeçe e këtej duhet një herë në 3 vjet ta bëjnë patjetër, pa diskutim. Pastaj nga mosha 65 vjeçe e këtej fillojnë e bien sepse presupozohet që kjo femër është ndjekur deri në këtë moshë.

Më kupton, pastaj është edhe pak më e sikletshme, nuk do të thosha jo, absolutisht. Por femrat të cilat janë aktive seksualisht duhet ta kryejnë. Përse të mos e kryejnë, nuk është i dhimbshëm. Ne e kapim që nga fillimi në mënyrë që të zgjasim jetën e femrës e cila është një ndër hallkat kryesore në shoqëri. Çfarë do të bënim pa femrat, them unë.
 
Kur flasim për shoqërinë, sigurisht që janë edhe meshkujt. Janë të përfshirë në këto lloje diskutimesh meshkujt?
Pa diskutim që po sepse marrëdhëniet kryhen mashkull-femër, apo jo. Dhe ashtu siç kondilomat shfaqen te femrat ashtu shfaqen edhe te meshkujt. Sigurisht që nuk fillojnë direkt ato shenjat e para që të fillojnë ato puçrrat e vogla, se këto janë kondilomat gjenitale, janë ato lythat gjenitale të cilat këtu e kanë problematikën te virusi HPV. Dhe fillojnë e shfaqen në vende të ndryshme. Jo një prezervativ të ndihmon. Sepse ti përdor një prezervativ, por e merr nga vende të tjera nga kontakti lëkurë me lëkurë. Do të doja të shtoja edhe këtë. Ne nuk kemi momentalisht trajtim për këtë virus HPV.

D.m.th. ne thjesht japim multivitamina, rrisim imunitetin dhe vetvetiu trupi brenda një dyvjeçari e zhduk këtë virus. Këtë disponojmë neve momentalisht. Dhe sigurisht që problematikat më të mëdha janë te femrat të cilat kanë shumë partnerë, tek ato të cilat kanë gjakderdhje jashtë ciklit apo kanë gjakderdhje edhe kur kanë hyrë në moshën e menopauzës, d.m.th. kur nuk kanë më cikël. Ato duhet të fillojnë direkt të marrin masa, t’i kryejnë këto ekzaminime. Flas për Paptestin dhe më tej pastaj për tipizimin apo analizën e virusit HPV, sepse janë dy gjëra të ndryshme, tjetër njëra dhe tjetër tjetra.
 
Kanë turp pacientet tona të flasin me mjekun? Me ju si reagojnë konkretisht?
Them që femrat shqiptare janë të ndërgjegjësuara tashmë dhe unë konsideroj që është turp të kesh turp me mjekun. Pa diskutim. Dhe sidomos me një gjinekologe e cila është femër, megjithëse nuk ka rëndësi është femër apo është mashkull, që mos të bëjmë ndarje këtu sepse kemi mjeke shumë të mira gjinekologe femra ashtu siç edhe kemi mjekë shumë të mirë gjinekologë meshkuj. Mjafton të gjejmë komunikimin dhe ta bëjmë pacientin që të ndjehet komod, që të flasë pa e futur atë te turpi. Këtë bën mjeku. Dhe pacienti është komod.
 
Çfarë këshillash keni për t’i dhënë në këto momente që po flasim, gjëra të cilat pacientët ose edhe njerëzit e shëndetshëm duhet t’i dinë. Gratë në përgjithësi.
Do të thosha që t’i kryejnë këto ekzaminime. Në qoftë se kanë filluar jetën seksuale duhet patjetër ta bëjnë këtë Paptest. Nuk bëhet vetëm kur ke probleme. Nuk bëhet vetëm kur ke dhimbje, kur ke gjakderdhje, kur ke dhimbje të forta të fundit të barkut etj., etj. Nuk vihet te mjeku vetëm kur ke dhimbje. Bëhet dhe ti heq një merak. D.m.th. unë nuk kam problematika këtu. Ose në rastin e kundërt, ne marrim masa që mos të vemi te një problem akoma më madhor, i cili është kanceri.
 
Mund të themi diçka edhe për sa i përket vaksinimit duke qenë se nuk është i përfshirë në skemën e rimbursimit, por që gjithsesi ekziston si alternativë.
Ekziston. Me sa unë kam informacion, ka një vlerë të caktuar, por duke bërë atë vlerën e jetës e cila nuk ka vlerë, d.m.th. ti mund të kesh para pa fund por shëndetin tënd nuk e blen dot. Më kupton ku dua të dal? Atëherë, unë jam pro që ashtu siç është përcaktuar nga Shoqata Ndërkombëtare e Shëndetësisë, në moshën 9-vjeçare deri në 14 vjeç, kjo vajzë le ta kryejë këtë vaksinim për t’u mbrojtur edhe ndaj virusit HPV dhe për t’u mbrojtur edhe nga problematika të tjera. Duhet ta kryejë. Unë jam pro kryerjes së këtij vaksinimi.
 
Unë të falënderoj për mendimet. Ne ndoshta do të kemi edhe biseda të tjera së bashku. Ky ishte vetëm fillimi. Ju uroj punë të mbarë!
Gjithë të mirat edhe juve! Dhe ju mirëpres me shumë kënaqësi, kur të dëshironi juve.


Redaksia Online
(E.Ç./shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Meta mbledh Komitetin Drejtues të Partisë së Lirisë, 'përballet' me Kryemadhin pas përplasjeve! Përshëndet me përqafim Elona Gurin

Meta mbledh Komitetin Drejtues të Partisë së Lirisë, 'përballet' me Kryemadhin pas përplasjeve! Përshëndet me përqafim Elona Gurin