Pika panoramike për turistët në Sarandë, Gjirokastër, Berat dhe Përmet, unifikim në koncept dhe dizajn

Pika panoramike për turistët në Sarandë, Gjirokastër, Berat dhe Përmet, unifikim në koncept dhe dizajn

Kalaja e Sarandës, një ndër pikat turistike, e cila është përfshirë në projektin e zhvillimit të turizmit

Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka kaluar edhe fazën e fundit, që i hap rrugë zbatimit të komponentit tjetër që financohet nga projekti me Bankën Botërore. Në një njoftim të fundit, fondi bëri të ditur se ka shpallur kompaninë fituese që do të japë konsulencën për dizajnin dhe ndërtimin e mbikëqyrjes së infrastrukturës për pikat panoramike në Jugun e Shqipërisë, konkretisht në Sarandë, Gjirokastër, Përmet dhe Berat. Në garë morën pjesë 12 kompani që ishin bashkim i përkohshëm me kompani shqiptare dhe franceze, greke, italiane apo dhe më gjerë. Fituese ishte Anaplasi Consultancy Engineers SA me një kontratë, vlera e së cilës është 93 600 euro.

Por çfarë është në fakt nënkomponenti i pikave panoramike në disa zona të vendit. Në vetvete synon që me palët e interesit, në këtë rast Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe bashkitë të identifikojë një listë të gjatë me pika të mundshme panoramike përgjatë rrugëve që lidhin katër bashki (Sarandë, Gjirokastër, Berat, Përmet) sigurisht brenda zonave të projektit. Një tjetër nënkomponent është zhvillimi i një ideje dhe imazhi për këto vendqëndrime dhe prezantimi, vlerësimi apo prioritarizimi i tyre me palët e interesit për të zgjedhur ato me më shumë potencial në zgjerimin e potencialit turistik të këtyre katër zonave.

Po kështu, nënkomponenti parashikon përgatitjen e dizajnit paraprak për të prioritarizuar projektet e investimeve me projekte të tjera të zonës, me synimin e arritjes së vizionit të zhvillimit dhe të jenë në harmoni me paketën e Projektit për Zhvillimin e Integruar Urban dhe Turizmin e Bankës Botërore.

Për secilën nga sajtet do të hartohet një plan menaxhimi më vete që do të mundësojë administrim dhe menaxhim të qëndrueshëm për lehtësisë dhe shërbimet e integruara përgjatë kësaj zone. Kredia për projektin e turizmit me një vlerë prej 63.8 milionë euro u dha nga IBRD pjesë e Bankës Botërore, me një marrëveshje të veçantë në fund të vitit 2016./Monitor/

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Trajneri Bledar Devolli 'kërcënon' Tiranën: Kukësi në Kupë nxjerr luanin

Trajneri Bledar Devolli 'kërcënon' Tiranën: Kukësi në Kupë nxjerr luanin