Pikë kthese në mjekësinë shqiptare, kryhet për herë të parë operacioni i zemrës me kamer 3D në QSUT

Ekipi i kardiokirurgjisë pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Terza” ka realizuar për herë të parë një ndërhyrje të vështirë kirurgjikale me hapje të kufizuar të zemrës, e cila aplikohet në pak vende europiane. Kirurgjia mininvazive e zemrës, me hapje të kufizuara të këtij organi është bërë tashmë realitet në vendin tonë.

Ndërhyrja që nuk është arritur ende në spitalet e rajonit të Ballkanit dhe më gjerë konsiderohet e vështirë, për shkak të teknologjisë së avancuar, instrumentave të caktuar, të cilët duhet të disponohen si dhe të teknologjisë imazherike për të marrë imazhet në kohë reale dhe me një pastërti dhe cilësi të jashtëzakonshme, ndërkohë që zemra e pacientit është e ndaluar dhe koha në dispozicion të kirurgut duhet të jetë sa më e shkurtër. 

Në videon e publikuar nga Shërbimi i Kardiokirurgjisë pranë QSUT, paraqitet një pacient që nënshtrohet kirurgjisë mininvazive të valvolës mitrale nën video-skopi. Procedura kirurgjikale konsiston në implantimin brenda kraharorit në anën e djathtë të pacientit të një sistemi kamerash 3-D, të cilat bëjnë të mundur një vizualizim direkt nën një hapje të kufizuar të të gjitha strukturave kardiake, duke shmangur hapjen standarde.

Teknologjia komplekse u është vënë në dispozicion mjekëve shqiptarë të kardiokirugjisë për përdorim për qëllime shkencore nga kolegët italianë. Ekipi i mjekëve që kanë kryer ndërhyrjen përbëhej nga Prof. Edvin Prifti, Dr. Klodian Krakulli, Dr. Fjorba Mana, Dr. Saimir Kuci, Dr. Alfred Ibrahimi,Ms. Marinela Agolli, Ms Majlinda Elezi. 

Realizimi i një procedure të tillë, jo vetëm që duhet të konsiderohet si një pikë kthese për mjekësinë shqiptare, por njëkohësisht një ndërhyrje e tillë kirurgjikale duhet t'i shërbejë publikut shqiptar si një sinjal i impenjimit, zhvillimit dhe profesionalizmit të mjekëve tanë.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shqipe: 16/07/2018 11:43

    Keto jane lajme qe duhet te degjojme, Ju lumte atyre qe Kane bëre te mundur Per te sjelle ato aposje dhe padyshim Bravo doktorave tane Ju lumte

    Përgjigju
  • redi: 15/07/2018 20:55

    Ky eshte lajm qe te jep krenari dhe shprese , qe ne Shqiperi ka mjek te kalubrit boteror . Investimet ne paisjet moderne ne spitalet publike rrisin bedimin tej shteti dhe ulin koston e pacuenteve .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Nju Jork, një person i vë zjarrin vetes para gjykatës ku mbahet gjyqi ndaj zotit Trump

Nju Jork, një person i vë zjarrin vetes para gjykatës ku mbahet gjyqi ndaj zotit Trump