Piktori flet për ngjyrat “Kuq & Zi” në simbolet tona kombëtare, Leka: Duhet të ngre frymën, të huajt s’i japin rëndësi sa duhet

Piktori Gazmend Leka shpjegon rëndësinë e “Kuq e Zi”-së në simbolet tona kombëtare. Ai analizon se si i kanë respektuar këto simbole politikanët tanë ndër vite. Por, sipas tij, shqiptarët duhet të dinë, që të flasin më shumë për këto simbole edhe jashtë vendit. Çfarë rëndësie kanë ngjyrat “Kuq e Zi” në simbolet tona kombëtare? Si mund që t’i respektojmë këto simbole, me të cilat përfaqësohemi kudo në botë? Piktori Gazmend Leka jo vetëm është shumë i ndjeshëm ndaj çdo gjëje, që lidhet me esencën e kombit tonë, por ai vjen për të na shpjeguar “Kuq e Zi”-n në flamur në galerinë e Fakultetit të Arteve të Bukura. Profesori e sjell si një vepër arti, duke e trajtuar në sensin e zëvendësuesit të një totemi. 

Unë e kam kapur në sensin e zëvendësuesit të një totemi. Ashtu siç janë totemet, që tek popujt modern e kanë humbur fuqinë e tyre, por manifestohen në flamuj, në copa rreckash të ngjyrosura nëse e themi me gjuhë më vulgare, por që kanë një ngarkesë shumë të madhe. 

Piktori Gazmend Leka

Përse është zgjedhur shqiponja me dy koka, (shenjë perandorake), si simbol kombëtar, kur Shqipëria s’ka qenë asnjëherë perandori? 

"Bota ne na i ka pranuar dhe nuk na ka thënë hiqeni se është shenjë perandorake, në botën drejtvizore, të sipërfaqes, kjo gjë mund të jetë e vërtetë duhet të ndodhte apo mund të ndodhte. Ndërsa, në botën e subkoshiencës nuk mund të ndodhë, se këto lloj simbolesh janë shumë të thella, është gati-gati gjenetike për popullin shqiptar", piktori Gazmend Leka.

Por, cili është vendi që i japin Shqipërisë në botë?
Nuk është se i japin një vend të merituar Shqipërisë, ashtu siç edhe e meriton. Këtë kam për detyrë, që të ngre pak frymën.

Politikanët, a kanë respektuar sa duhet këto simbole?
Mendoj se i kanë respektuar, pavarësisht se në jetën e tyre të përditshme, dikush ka ditur të bëjë politikën, dikush e ka bërë keq politikën, edhe njerëzit e thjeshtë e respektojnë...Nuk pretendoj ta dinë këtë të gjithë, por them se ne duhet që të dimë që ta tregojmë. 

Simboli i shqiponjës, që bëhet me duar, çfarë roli zë?
Njerëzit gjejnë shenja për të kujtuar. Edhe shenja ndonjëherë është një gjë shumë e madhe, nuk do të thotë që të jetë vetëm fjala. Më pëlqen shumë, duket si populiste, por është një gjë shumë e bukur për t’u parë. 

Por për festat cili është urimi  i profesorit për shqiptarët? 
Ju uroj festat edhe të jenë të mirë.

Shpjegimi për “Kuq e zi” u zhvillua në kuadër të nismës “Procesi” në galerinë e Fakultetit të Arteve Pamore.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Sot një nga stërvitjet më të mëdha të ushtrisë serbe, testohen dronë kamikazë! I pranishëm Vuçiç dhe komandanti i KFOR

Sot një nga stërvitjet më të mëdha të ushtrisë serbe, testohen dronë kamikazë! I pranishëm Vuçiç dhe komandanti i KFOR