Piramida e Gizës, zbulohet një mister i ri, shokohen shkencëtarët

Piramida e Gizës, zbulohet një mister i ri, shokohen shkencëtarët

Piramida e Gizës

Zbulimet e reja nga një ekip ndërkombëtar i fizikanëve kanë zbuluar se Piramida e Madhe e Gizës mund të jetë në gjendje të përqendrojë energjinë elektromagnetike nëpër dhomat e saj të fshehura dhe nën bazën e saj.

Shkencëtarët në Universitetin Itmo në Rusi dhe Zentrum Laser Hannover të Gjermanisë aplikuan metodat e fizikës teorike për të hetuar përgjigjen elektromagnetike të piramidës së lashtë egjiptiane në valët e radios.
 

Llogaritjet e tyre parashikonin se në një gjendje rezonante, piramida mund të përqendronte energjinë elektromagnetike në dhomat e saj të brendshme, si dhe nën bazën e saj, ku ndodhet dhoma e tretë e papërfunduar.

Piramida e Madhe është më e madhja dhe më komplekse e piramidave në rrafshnaltën e Gizës. Vitin e kaluar u zbulua një dhomë e fshehur 30 metra e gjatë, duke shtuar misterin që rrethonte më të vjetrën nga Shtatë mrekullitë e botës së lashtë dhe duke nxitur studime të reja në strukturën legjendare egjiptiane.

''Piramidat egjiptiane gjithmonë kanë tërhequr vëmendje të madhe. Ne si shkencëtarë ishin të interesuar edhe për to, kështu që vendosëm të shihnim Piramidën e Madhe si një grimcë që shpërndan valët e radios rezonante”, shpjegon Dr. Andrey Evlyukhin, bashkëautor studimor.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

I dënuar me burgim të përjetshëm, pendohet pas 26 vitesh anëtari i Camorra-s i njohur si 'Sandokan'

I dënuar me burgim të përjetshëm, pendohet pas 26 vitesh anëtari i Camorra-s i njohur si 'Sandokan'