Pjesëmarrja e serbëve përkrah rusëve në luftën e Ukrainës, në hetim mercenarët

Pjesëmarrja e serbëve përkrah rusëve në luftën e Ukrainës, në hetim mercenarët

Foto ilustruese

Në Prokurorinë e Përgjithshme të Ukrainës po zhvillohen hetime lidhur me pjesëmarrjen gjashtë shtetasve të Serbisë në luftimet në Ukrainën Lindore në anën e forcave ruse, njofton rel në gjuhën serbe. Shtetasit e Serbisë janë përfshirë në hetime për sulmet ndaj forcave të Ukrainës në rajonet Donjeck dhe Luganjsk në anën e, siç përcjell mediumi, të separatistëve prorusë si pjesë e organizatës djathtiste “Unité Continentale”.

“Është konfirmuar se nga gushti i vitit 2014, në veprimet agresive luftarake kundër Ukrainës në rajonin e Donjeckut dhe të Luganjskit, në përbërje të forcave të armatosura ilegale të formuara nga Federata e Rusisë dhe që veprojnë nën urdhrat e saj, në mesin e 54 shtetas të huaj, anëtarë të organizatës ‘Unité Continentale’, janë përfshirë 6 shtetas të Serbisë.

Në mesin e tyre janë 10 shtetas të Spanjës, 21 të Italisë, 1 i Moldavisë, 1 i SHBA-së, 2 të Finlandës, 11 të Francës, 2 të Çekisë, 1 Bjellorusisë dhe 1 shtetas i Letonisë.

Pjesëtarët e kësaj organizate “e kalojnë rregullisht trajnimin ushtarake në bazat Rostovi në Don në Federatën e Rusisë, ndërsa organizata ‘Unité Continentale’ mban kontatke të përhershme me organizatën joqeveritare ruse 'Lëvizja ndërkombëtare euro –aziatike'.

Lidhur me këtë rast, Prokuroria e Përgjithshme e Ukrainës vjet u është drejtuar organeve përkatëse në SHBA, Francë, Spanjë, Itali, Moldavi, Finlandë, Çeki dhe Serbi dhe ka kërkuar nga kompetentët procedurat lidhur me këta persona. Serbia nuk është përgjigjur në këtë kërkesë./Koha.net/

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet