Pjesëmarrja në protestë në ditën e tetë, policia: Ishin rreth 6500 studentë (Video-pamje me dron)

Dita e tetë e protestës së studentëve ishte parashikuar me një pjesëmarrje të gjerë, sepse, përveç studentëve të Tiranës dhe të rretheve, pritej që përpara Ministrisë së Arsimit të ishin edhe nxënësit e gjimnazeve. Por sa studentë ishin në atë segment të Rrugës së Durrësit, ku ndodhet ministria?

Kryeministri Edi Rama, gjatë reagimit të paradites, foli për rreth 10 mijë pjesëmarrës në protestë. Por burime nga policia thanë se në protestë kanë qenë rreth 6500 persona, nisur nga pamjet ajrore të turmës së mbledhur.

Sipas llogaritjeve sipërfaqja e zënë nga protestuesit ishte rreth 2300 metra katrorë dhe duke llogaritur mesatarisht 3 njerëz për metër katrorë, mendohet se numri i pjesëmarrësve në protestë është rreth 6500.

Organizatorët e protestës kishin ftuar në protestë studentët nga rrethet, por edhe nxënësit e gjimnazeve të Tiranës, të cilët braktisën procesin mësimor. Pavarësisht nga pjesëmarrja aktive në protesta, bojkoti i mësimit sot ka qenë masiv.

Sipërfaqja e zënë nga protestuesit përballë Ministrisë së Arsimit

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Puntori: 11/12/2018 19:54

    Sot disa pedagog ne UAMD i benin thirrje studenteve te shkoni ne proteste mos rrini ketu. Kush eshte ai pedagog qe mer guximin te perjashtoj studentet nga mesimi vetem e vetem qe ti behet qejfi partis se tyre !!!!

    Përgjigju
  • Populli: 11/12/2018 18:30

    Paskan qene vetem ngelsat ata qe rrine gjithe diten neper kafene

    Përgjigju
  • Daniel: 11/12/2018 15:49

    Bravo , jeni profesioniste ne punen tuaj. Te paanshem dhe te pavarur. Ju mbeshtesim mendimin

    Përgjigju
  • ben10: 11/12/2018 14:51

    Dhe ne 90, 3,500/4,000 qene. Po me pas shpertheu. Pyesni "eterit" e mbajne mned shume mire!

    Përgjigju
  • Jsjajaj: 11/12/2018 14:48

    Jeni shume media e pavarur, e paanshme dhe profesioniste. Keshtu vazhdoni.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

G7 rikonfirmon mbështetjen financiare dhe ushtarake për Ukrainën

G7 rikonfirmon mbështetjen financiare dhe ushtarake për Ukrainën