Plagosën me thikë djalin e moderatores së njohur italiane, 4 të rinjtë bien në pranga, mes tyre 2 shqiptarë

Plagosën me thikë djalin e moderatores së njohur italiane, 4 të rinjtë bien në pranga, mes tyre 2 shqiptarë

Moderatorja italiane Simona Ventura, bashkëshorti i saj Stefano Bettarini dhe djali i tyre Niccolò Bettarini

Djali i moderatores së njohur italiane Simona Ventura, u shtrua në spital në një pavion të rezervuar dje në Milano, pasi u plagos me thikë gjatë një konflikti në një diskotekë në qendër të qytetit italian. 

Kështu lidhur me këtë ngjarje, policia italiane e qytetit të Milanos ka ndaluar dhe vënë në pranga 4 persona, dy shqiptarë e 2 italianë, të cilët një ditë më parë kanë qëlluar me thikë 19-vjeçarin italian, Niccolò Bettarini. Kurse vetë Simona, mamaja e 19- vjeçarit ka thënë se :

Falë Zotit, Nicola është jashtë rrezikut e është një djalë kurajoz.

Simona Ventura

Shqiptarët e arrestuar janë të moshës rreth 23 e 29-vjeç, ndërsa dy italianët 24 e 29-vjeç. Ngjarja ka ndodhur në diskotekën Old Fanshion të Milanos,  ku djali i Simona Venturës, Nicola Bettarini 19 vjeç është qëlluar 11 herë me thikë nga një grup personash. Ngjarja ka nisur pas një konflikti mes disa të rinjve. Aktualisht 19-vjeçari Nicola Bettarini është jashtë rrezikut për jetën.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

GJKKO firmos masë të dytë sigurie për Taulant Tushen

GJKKO firmos masë të dytë sigurie për Taulant Tushen