Plagosën pronarin e servisit në Vaun e Dejës, identifikohen 3 vëllezërit autorë

Plagosën pronarin e servisit në Vaun e Dejës, identifikohen 3 vëllezërit autorë

Ermir Simoni, pronari i servisit në Laç-Vau i Dejës

Policia e Shkodrës ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorët e plagosjes ditën e djeshme në Laç-Vau i Dejës, ku mbeti i plagosur Ermir Simoni, 43 vjeç, banues në Laç-Vau i Dejës.

Sipas policisë ata janë tre vëllezër banues në Shkodër dhe sherri ndodhi në një servis makinash ku 43 vjeçari ishte bashkëpronar së bashku me të vëllanë e tij.

Sipas policisë autorët janë A.B, 26 vjeç, T.B 24 vjeç dhe K.B, 19 vjeç, të tre vëllezër, banues në lagjen “Ahmet Haxhija”, Shkodër, për motive të dobëta kanë plagosur me armë zjarrin pronarin e servilit.

Nga vendngjarja janë gjetur dhe sekuestruar në cilësi rtë provës materiale 4 gëzhoja model 54, kalibër 7.62 mm dhe 4 predha.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprën penale “Vrasje me paramendim, e mbetur në tentativë, në bashkëpunim” e “Armëmbajtje pa leje”, parashikuar nga nenet  78-22 e 25 dhe 278 të Kodit Penal.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Rithemelimi e PL molotov e dhunë para bashkisë së Tiranës, SHBA e BE e dënojnë në bllok: Akte të tilla s'kanë lidhje me protestën

Rithemelimi e PL molotov e dhunë para bashkisë së Tiranës, SHBA e BE e dënojnë në bllok: Akte të tilla s'kanë lidhje me protestën