Plagoset me thikë 20-vjeçari në Shkodër, i riu me katër plagë në trup (EMRI+VIDEO)

SHKODËR- Një plagosje me thikë ka ndodhur në qytetin e Shkodrës, pranë shkollës pyjore. I plagosuri, Niko Podja, 20 vjeç ka marrë 4 plagë në trup dhe si pasojë ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punon për kapjen e autorit të identifikuar si Faust Pali, 27 vjeç, banues në Shkodër.

Ende nuk rrethanat që kanë çuar në plagosjen e të riut.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:50
Plagosja e 20-vjeçarit, Policia jep detaje të reja nga ngjarja në Shkodër

Policia e Shtetit ka zbuluar detaje të reja lidhur me plagosjen në Shkodër. 20-vjeçari i cili ka marrë katër plagë është dërguar në Spitalin Rajonal të Shkodrës në gjendje të rëndë. Ndërkohë ende po punohet për kapjen e autorit  Faust Pali, 27 vjeç, banues në Shkodër.

Njoftimi i policisë:

Shkodër

Informacion Paraprak

Më datë 03.12.2018, rreth orës 15:45, pranë shkollës Pyjore, në lagjen "Tre Heronjt", Shkodër, në rrethana ende të paqarta është plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasi N. P., rreth 20 vjeç, banues në lagjen Tre Heronjt, Shkodër, i cili është dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër në gjendje të rëndë.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, ku kanë identifikuar autorin e dyshuar shtetasin F. P, 27 vjeç, banues në Shkodër dhe po punohet për kapjen e tij.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ora 16:16
Plagosja me thikë në Shkodër, zbulohet identiteti i plagosurit dhe autorit

Burime për Report Tv bëjnë me dije se i plagosuri është Niko Podja dhe autori është Faust Zef Pali, i cili është ende në kërkim nga policia.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

‘Kopjon Luizin dhe Kiarën’, Sara Gjordeni e revoltuar pas akuzave: Gjëja më bajat, na keni lodh

‘Kopjon Luizin dhe Kiarën’, Sara Gjordeni e revoltuar pas akuzave: Gjëja më bajat, na keni lodh