Plagosja me armë në qendër të Korçës për borxhin, burg ish-policit, lirohet bashkëpunëtori

Plagosja me armë në qendër të Korçës për borxhin, burg ish-policit, lirohet bashkëpunëtori

Arma e zjarrit pistolete dhe vendi ku ndodhi plagosja

Gjykata e Korçës ka dhënë masën e arrestit me burg për autorin e plagosjes në qendër të Korçës mesditën e të shtunës. Gjatë një konflikti për një borxh të vjetër, ish-punonjësi i policisë, Gazmend Agolli qëlloi me armë në drejtim të Erion Hoxhallarit, 38-vjeç, duke e lënë të plagosur. Ai ka tentuar të qëllojë edhe një person tjetër, shok me Hoxhallarin, por i është bllokuar arma e zjarrit. 

Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Korçës la në burg Agollin, ndërsa detyrim paraqitje dha për Daniel Moravën, shok me ish-policin. Gjithashtu, detyim paraqitje është dhënë edhe për të plagosurin Erion Hoxhallari. 

Ngjarja ndodhi mesditën e të shtunës përpara Bashkisë së Korçës, pak metra larg komisariatit të policisë. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Protestat e Rithemelimit para bashkisë, Rama: Janë me sakëlldi të mëdha! E kanë futur veten në batak, nuk ia ka fajin kush

Protestat e Rithemelimit para bashkisë, Rama: Janë me sakëlldi të mëdha! E kanë futur veten në batak, nuk ia ka fajin kush