POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Plagosja biznesmenit në Vaun e Dejës, zbardhet dinamika/ Ja si u qëllua pas sherrit me 4 të rinjtë me BMW

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur këtë mesditë në Shkodër, në Bashkinë e Vaut të Dejës, ku ka mbetur i plagosur një biznesmen. Report Tv mësoi se nga të shtënat me armë zjarri ka mbetur i plagosur shtetasi Ermir Simoni, 43 vjeç.

43-vjeçari i plagosur është pronar i një servisi makinash, ndërsa ngjarja ka ndodhur në biznesin e tij. Shkak për ngjarjen dyshohet se ka qenë një konflikt mes personave, që ka përfunduar me plumba, duke lënë të plagosur 43-vjeçarin.

Policia ka mundur të zbardhë shkaqet e plagosjes.


I plagosuri Ermir Simoni
 

Zbrardhet dinamika e ngjarjes

Disa orë pas plagosjes së regjistruar në Vaun e Dejës, ku u qellua me arme zjarri pronari i një servisi, i identifikuar si Ermir Simoni, policia është vënë në ndjekje të autorëve.

Burime konfidenciale bëjnë me dije se deri në këto momente, janë shoqëruar katër persona si të dyshuarit e plagosjes me armë zjarri në drejtim të 43 vjeçarit.

Dy prej të shoqëruarve janë nga fshati Ganjoll në Njëesinë Administrative Guri i Zi, ndërsa dy shtetasit e tjerë nga Vau i Dejës.

Burimet thane se 4 të shoqeruarit, po merren në pyetje nga oficerët e policisë së Shkodrës të cilët kanë prova të mjaftueshme në lidhje me përfshirjen e këtyre personave ne plagosjen e regjistruar në Shkodër.

Grupi hetimor i policisë së Shkodrës ka arritur të rindertoje ngjarjen e rëndë që u regjistrua në Vaun e Dejës, mesditën e së premtes.

Blutë e Shkodrës në bazë të të dhënave të dëshmitarëve, por edhe të afërmeve të 43 vjeçarit Ermir Simoni, kanë arritur që të zbardhin plagosjen pranë servisit të automjeteve në Vaun e Dejës.

Burime bëjnë me dije se këtër personat të cilët kanë qenë prezentë në momentin e plagosjes se 43 vjeçarit, kanë qenë së bashku me një automjet tip BMW.

Pikërisht këtu nis edhe rindërtimi i ngjarjes.

Ermir Sokoli, njihet në zonë si pronar i servisit, posaçërisht për automjetet tip BMW dhe Land Rover, dhe shkak i grindjes së 43 vjeçarit me personat e tjerë, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur për arsye hetimi është pikërisht automjeti i tyre BMW, të cilin ata e kanë patur në servis.

Pasi janë konfliktuar me fjalë me 43 vjeçarin Simoni, një nga personat ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar me pistolete në drejtim të Ermirit duke i shkaktuar plagë të shumta.

Katër të rinjtë janë larguar me mjetin tip BMË nga vendi i ngjarjes dhe tashmë policia ka rënë në gjurmët e tyre.

43 vjeçari ndodhet në Spitalin Rajonal të Shkodrës nën kujdesin e bluzave të bardha, ndërkohë që pritet edhe dëshmia e 43 vjeçarit që të hedhë dritë mbi arsyet e plota të kësaj ngjarjeje.







Foto nga vendi i ngjarjes

d.co./s.k.
Komento