Plane për fundjavën? IGJEUM bën parashikimin: Temperatura mbi 30°C, por edhe shi

Plane për fundjavën? IGJEUM bën parashikimin: Temperatura mbi 30°C, por edhe shi

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit në buletinin e shpërndarë pak minuta më parë njofton se në të gjitha qarqet e vendit pritet të ketë reshje shiu, ndonëse të dobëta. Po ashtu sqarohet se rreziku nga zjarret do jetë i moderuar

ZJARRET NË PYJE
--------------------------
Sot pasdite (e shtunë, dt.04) dhe nesër (e diel, dt.05) pritet rrezik “I MODERUAR” në qarqet Shkodër, Lezhë dhe Fier ndërsa “S'KA RREZIK” ne qarqet Dibër dhe Korçë. Në qarqet e tjera pritet nivel “I ULËT” (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Rreziku do tё jetё mё i lartё gjatё ditës sё nesërme.

PARASHIKIMI METEO
---------------------------------
RESHJET
Sot pasdite (e shtunë, dt.04) dhe nesër (e diel, dt.05) priten reshje lokalisht të dobëta në shumicën e qarqeve të vendit (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Në zona shumë të izoluara, reshjet mund të shoqërohen edhe me shtrëngata, më të mundshme në zonat kodrinore-malore dhe në zonat pranë tyre, kryesisht gjatë pasditeve.

TEMPERATURAT
Nesër (e diel, dt.05) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 23 / 33 °C
në vendet e ulëta: 22 / 35 °C
në vendet malore: 14 / 29 °C

ERA
Sot pasdite (e shtunë, dt.04) dhe nesër (e diel, dt.05) era pritet të fryjë e lehtë.

 

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Eduard Zaloshnja: Turizmi, lokommotiva e rritjes së PBB-së shqiptare edhe më 2023

Eduard Zaloshnja: Turizmi, lokommotiva e rritjes së PBB-së shqiptare edhe më 2023