Plani i Trump alarmon Putin, Rusia reagim të ashpër: Po dërgon armë në hapësirë, nëse realizohet..

Plani i Trump alarmon Putin, Rusia reagim të ashpër: Po dërgon armë në hapësirë, nëse realizohet..

Vladimir Putin dhe Donald Trump

Rusia u shpreh e alarmuar nga zotimi i presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, se do të ruajë dominimin e SHBA-së në hapësirë dhe se do të krijojë forcën hapësinore si degë të veçantë të ushtrisë.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, shprehu shqetësimin e Rusisë një ditë pasi Trump tha se "Amerika do të jetë gjithmonë e para në hapësirë". "Nuk duam që Kina, Rusia dhe vendet e tjera të na udhëheqin neve", tha po ashtu Trump.

Trump i bëri thirrje Pentagonit që të krijojë një forcë të re hapësinore, e cila do të ishte dega e gjashtë e forcave të armatosura amerikane - një propozim që kërkon miratimin e Kongresit.

Zakharova tha se SHBA-ja "po ushqen plane për të dërguar armë në hapësirë, me qëllim që ndoshta të ndërmarrë veprime ushtarake atje".

Ajo paralajmëroi se nëse realizohen, planet e tilla do të kenë "efekt destabilizues në stabilitetin strategjik dhe sigurinë ndërkombëtare". Rusia ka një degë të ushtrisë të quajtur "forcat hapësinore", por aktivitetet e tyre janë "thjesht mbrojtëse", tha Zakharova./rel

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Basha akuzon se ka aleancë PS-Rithemelimi kundër SPAK, e besoni?



×

Lajmi i fundit

Shefi i ushtrisë izraelite thotë se Izraeli do t’i përgjigjet sulmit të Iranit

Shefi i ushtrisë izraelite thotë se Izraeli do t’i përgjigjet sulmit të Iranit