POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Planifikon Koreja e Jugut t'i propozojë Koresë së Veriut bashkorganizimin e Olimpiadës 2032

Ceremonia e hapjes së Olimpiadës në Pjongçang. Shkurt, 2008.

Planifikon Koreja e Jugut t'i propozojë Koresë së Veriut që bashkërisht të bëjnë ofertën për organizimin e Lojërave Olimpike Verore më 2032, ka deklaruar  ministri jugkorean i Sportit.

Planifikoj t'ia bëj këtë propozim Veriut. Seuli dhe Phenjani do të ishin bashkënikoqirë. 

Bashkorganizimi i Lojërave do të pasonte suksesin e Olimpiadës Dimërore të këtij viti në Korenë e Jugut, ku pjesëmarrja e Koresë së Veriut ndihmoi në zbutjen e tensioneve në Gadishull.   

Ka deklaruar Do Jong-hwa për gazetarët në Tokio.

Për herë të parë dy Koretë kanë formuar ekip të përbashkët olimpik për lojërat në Pjongçang.

Gjithashtu më pare dy fqinjët kanë diskutuar për bashkorganizimin e Olimpiadës Verore në Seul më 1988, por negociatat kanë qenë të pasuksesshme.

a.de.
Komento