Platforma për Bashkëqeverisjen/ Rama me koordinatorët: Ndëshkime nëse vonesat janë të qëllimshme

Platforma për Bashkëqeverisjen/ Rama me koordinatorët: Ndëshkime nëse vonesat janë të qëllimshme

Edi Rama, kryeministër në takimin me koordinatorët e Bashkëqeverisjes

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot në sallën e Hartave në Kryeministri takimin e parë për këtë vit për platformën e Bashkëqeverisjes dhe me koordinatorët e kësaj platforme. Rama tha se numri i rasteve që kanë denoncuar në këtë platformë është rritur. Kryeministri tha se qytetarët duhet të vazhdojnë t'i drejtohen platformës për të gjetur zgjidhje për problemet e tyre. Rama tha se nëse do të ketë vonesa të qëllimshme për zgjidhjen e ankesave atëherë do të ketë ndëshkime. Kryeministri foli për studentët dhe bojkotin e mësimit në disa fakultete. Kryeministri nuk la pa përmendur pedagogët dhe anëtarët e sekretariateve, që sipas tij, kanë dezinformuar si dhe kanë zgjedhur të mos shkojnë në orët e mësimit. Rama foli edhe për tarifat e masterit, dhe tha se tarifat do të përgjysmohen vetëm për studentët ekselentë dhe ata që vijnë nga familje me ndihmë ekonomike.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:51
Rama: Drejtohuni tek platforma, ndëshkime për vonesat

Në takimin e zhvilluar me koordinatorët e bashkëqeverisjes, Rama iu bëri thirrje qytetarëve që t’i drejtohen platformës. Rama paralajmëroi se në rast se do të shihet se ka vonesa të qëllimshme për zgjidhjen e ankesave atëherë do të merren masat. “ Drejtojuni platformës, brenda 10 ditësh do keni përgjigje. Nëse ka do shihet se ka vonesa të qëllimshme atëherë do të ketë ndëshkime.”-tha Rama.

Ora 10:38
Bojkoti në disa fakultete/ Rama kapet keq me pedagogët: S’duan të bëjnë mësim, rrinë në kafe, bëjnë lojën e nonë dajës

Kryeministri Edi Rama në nisje të fjalës së tij me koordinatorët e bashkëqeverisjes, kësaj here ka folur për pedagogët. Rama tha se të gjithë shqiptarët u informuan se tarifat do të përgjysmohen, por sipas tij, vetëm “bufat e sekretarisë së universiteteve” nuk e kanë ditur. Rama tha për pedagogët se kanë zgjedhur vetë të bojkotojnë mësimin. “Qeveria do paguajë 50% të tarifës për studentët, 100 % për ata me ndihmë ekonomike dhe kategorinë të sepcifikuara që do marrin një bursë studimore. Tani këtë edhe bufat e parkut të liqenit e kanë marrë vesh nuk e paskan marrë vesh disa bufa të sekretarisë së universiteteve. Ka pedagogë që nuk duan të bëjnë mësim, por preferojnë që t'i lënë studentët rrugëve se duan të rrinë vetë nëpër kafe. Bëjnë lojën e nonë dajës.”-tha Rama.

Ora 10:35
Rama me koordinatorët: S’ndërhyjmë tek masteri, përgjysmim për ekselentët dhe ata me ndihmë ekonomike

Kryeministri Edi Rama ka përsëritur qëndrimin e qeverisë lidhur me kërkesën për uljen e tarifave të masterit. Rama tha se përgjysmim për masterin do të përfitojnë të gjithë studentët ekselentë dhe ato që vijnë nga familje me ndihmë ekonomike.

“E kam dëgjuar fjalën master deri në 3 të mëngjesit më shumë se tërë gjelat e Surrelit. S’ka mundësi dhe s’është e drejtë të ndërhyhet tek masteri, nuk ndodh askund. Do të përgjysmojmë masterin për ata me 9-10 dhe ata që vijnë nga familje me ndihmë ekonomike. Të tjerët do e paguajnë të plotë. S’kalohet jeta studentore duke kërkuar nga shteti apo nga prindërit. “-tha Rama.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Hyn në fuqi vendimi! Brenda vitit paga mesatare bruto për mësuesit arrin në 104 mijë lekë! Për mjekët e Përgjithshëm 131 mijë lekë dhe infermierët në 87 mijë lekë

Hyn në fuqi vendimi! Brenda vitit paga mesatare bruto për mësuesit arrin në 104 mijë lekë! Për mjekët e Përgjithshëm 131 mijë lekë dhe infermierët në 87 mijë lekë