“Po e vendos Kosovën në hartë”, Era Istrefi një nga personat që do të pushtojë Europën në vitin 2019

“Po e vendos Kosovën në hartë”, Era Istrefi një nga personat që do të pushtojë Europën në vitin 2019

Artistja shqiptare Era Istrefi

Era Istrefi është një nga këngëtaret më të njohura në botë. Ylli me origjinë shqiptare performoi këngën zyrtare për Kupën e Botës të këtij viti "Live It Up", së bashku me yjet amerikanë Nicky Jam dhe Will Smith.

Mirëpo tashmë sipas medias prestigjioze ‘Politico.eu’, Era Istrefi është në mesin e 28-personave që do të pushtojë Europën në vitin 2019-ë. Ylli shqiptar qëndron krenare krah Ine Marie Eriksen Søreide, ministres së jashtme norvegjeze, kryeministrit spanjoll Pedro Sanchez, Yulia Tymoshenko, presidentes ukrainase e shumë personave të tjerë të njohur në të gjithë botën nga fusha e politikës dhe artit.

 “Era Istrefi po e fut Kosovën në hartë edhe pse disa nuk duan që të jetë aty. 24-vjeçarja nga Prishtina ka shijuar suksesin internacional. Muzika dhe stili i saj janë krahasuar me Rihannën dhe Sian shumë herë. Albumin e parë pritet ta publikojë në 2019-ën. Teksa e sheh, kupton ajo ka gjithçka i duhet një ylli pop-i, e re, tërheqëse, e bukur. Megjithëse karriera e saj nuk ka lidhje me politikën, beteja që ajo po bën për të ardhmen e Kosovës, e cila para pak kohësh për pak i shkatërroi pjesëmarrjen në ‘Kupën e Botës’, pasi Russia nuk e njeh Kosovën dhe nuk e lejoi të hynte në territorin e saj me pasaportën e vendlindjes, është e vazhdueshme”,- shkruan ndër rreshta “Politico.eu”.

Më tej media prestigjioze e ka krahasuar Istrefin me bashkëkombësit e saj të cilët kanë njohur famë ndërkombëtare por që janë rritur në Evropën Perëndimore, kurse 24-vjeçare është ‘produkt vendas’.

“Ndërsa shumë nga bashkëkohësit e saj me rrënjët kosovare, si këngëtarja Rita Ora dhe futbollisti i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri, u rritën në Evropën Perëndimore, Istrefi është 100 për qind produkt vendas, provë për artistët e tjerë lokalë se talenti i tyre mund të shpërthejë jashtë vendit. Istrefi, stili muzikor i të cilës është krahasuar me Sia dhe Rihannën, tashmë është duke u përgatitur për albumin e parë që do ta sjell në vitin 2019. Personalisht, ajo është gjithçka që mund të prisni nga një yll pop – e re, tërheqëse dhe joshëse,"- vijon më tej ndërkombëtarja.

Vazhdimi i shkrimit të plotë

Megjithëse ajo nuk këndon për politikën, beteja për të ardhmen e Kosovës kërcënoi të shkatërronte momentin e madh të Istrefit në finalen e “Kupës së Botës”. Rusia nuk e njeh Kosovën si shtet dhe për këtë arsye  refuzoi ta linte atë të hynte me pasaportën e saj kosovare. Për fat të mirë, fqinji i Kosovës, Shqipëria i dha asaj shtetësinë, duke i lejuar asaj të shfaqej në ceremoninë e mbylljes së ‘Botërorit”, në një audiencë mbarëbotërore me miliona.

"Vetëm fakti që isha atje, ishte e mjaftueshme për një deklaratë politike,"- u shpreh Era pak ditë më vonë teksa drekonte në Londër, vendin ku ajo është shpërngulur aktualisht.

Gjithsesi Istrefi i ka lejuar pas vetes të merret me politikë në Instagram. Ajo bëri një shqiponjën dykrenare me duar, një simbol i identitetit shqiptar. (Shumica e 2 milion njerëzve të Kosovës janë shqiptarë etnikë) dhe shtoi fjalët "njohja për të gjithë, dashuria për të gjitha vendet", dhe kjo gjë u konsiderua si një lutje që Kosova të pranohet si shtet i pavarur.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Meta ‘kokë më kokë’ me Kryemadhin: Një nga ne në Kryesi! S’do të thotë se do ikë Monika, mund të largohet edhe Iliri! Vendos vota

Meta ‘kokë më kokë’ me Kryemadhin: Një nga ne në Kryesi! S’do të thotë se do ikë Monika, mund të largohet edhe Iliri! Vendos vota