'Po iki, mos më kërkoni'/ 29-vjeçari nga Vlora lë një letër në shtëpi dhe zhduket prej 5 ditësh/FOTO

VLORE-Një 29-vjeçar është zhdukur prej 5 ditësh duke humbur kontaktet me familjen. Ai është Kleant Çela. Në momentin që është larguar nga banesa ka lënë një letër për familjen dhe të fejuarën, ndërsa nënës i ka thënë se do të shkoj në spital, pasi 'kam probleme me kurrizin dhe do të vizitohem'.

Disa minuta, pasi doli nga banesa me makinën e tij tip 'Benz' me targa AA 514 MP, paraditen e 15 majit, nëna Mbaresa Çela tregon se e ka marrë në telefon, ndërsa ai i ka thënë se është në spital. Por herën e dytë që nëna e ka marrë ai nuk e ka hapur më telefonin duke e fikur.

Pasi nëna gjeti letrën në banesë dhe nga spitali mohuan qw ai tw kishte qenw pwr t'u vizituar, bëri denoncimin në polici, por sipas saj nga blutë e qytetit bregdetar nuk kanë nisur kërkimet. Në letër, Kleanti njoftonte familjen se do të ikte nga Shqipëria, ndërsa i kërkonte që të mos e kërkonin.  

Do të iki përgjithmonë jashtë Shqipërisë, mos më kërkoni më, iu uroj gjithë të mirat

Letra e Kleant Çelës për familjen

Në një lidhje telefonike për Report Tv nëna i bën thirrje që të telefonojë dhe të njoftojë se është mirë, pasi nuk duan asgjë tjetër.

Më ka ikur djali nga shtëpia ka 5 ditë sot. Ka qenë djalë shumë i rregullt, nuk ka pasur probleme. I lutem shumë të më bëj një telefonatë, që të më thotë se jam mirë, nuk dua asgjë tjetër. Të shikoj jetën e tij nëse është i gjallë, nuk dua asgjë tjetër. E gjeta në shtëpi shtrirë, më tha do të shkoj për vizitë në spital, por nuk kishte shkuar.

Pasi u kthye nga Anglia filloi punë këtu, ka bërë cdo lloj pune.  Bëmë denoncim në polici dhe na thanë që jashtë shtetit nuk ka ikur, por këtu brenda nuk na kanë thënë gjë. Jam e shqetësuar se më kishte lënë një letër, që thoshte se do iki përgjithmonë nga Shqipëria dhe mos më kërkoni. Nuk mendoj dot asnjë gjë. Vetëm unë dhe djali ishim në shtëpi, nuk kam fëmijë të tjerë.

Nëna Mbaresa Çela

Edhe kushëriri i tij, Endri Sherifi i bën apel që të njoftojë se ku ndodhet, ndërsa shton se stresi dhe mërzitja nga papunësia mund ta kenë shtyrë të largohet.

Të lutëm na jep një fjalë se je vëllai jonë. Në polici nuk kanë dhënë asnjë shenjë. Ishte i mërzitur nga papunësia, lekët që merrte nuk ishin mjaftueshëm për asgjë. Ndoshta ka ikur për një jetë më të mirë, por i lutem të na bëjë një telefonatë. Mund të ketë ikur nga Shqipëria ilegalisht.

Endri Sherifi

Kleanti ishte i fejuar dhe kishte 3 vite që ishte kthyer nga Anglia, ndërsa atje kishte qëndruar rreth 6 vite. Pikërisht, këtu dyshojnë edhe familjarët, që mund të jetë nisur për të shkuar sërish në Angli. Por, sipas familjes ai nuk rezulton që të ketë dalë jashtë vendit përmes doganës, ndërsa dyshohet se ndoshta është larguar ilegalisht.



Me rreth te kuq i humburi Kleant Çela


Letra e Kleant Çelës për familjen 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lavdoshit: 21/05/2018 08:47

    O Doshe! Sa fuoristrada ke ti vlla? Apo i ke ber me mund e djerse qe llomotit kshu sic do partia e punes?!

    Përgjigju
  • Emigranti: 21/05/2018 01:26

    Jam me mendimin e Albanit pergjithesisht. Po qe se nuk paguhen aq sa duhet njerezit domozdo qe do te mundohen te gjejne dhe rruge te tjera per te jetuar. Ne e dime nivelin e konomise se vendit tone qe nuk eshte aty ku duhet,por dime gjithashtu qe qeveritaret,deputetet,kryebashkiaket , gjyqtaret e prokuroret si dhe mijera drejtore te administrates paguhen mjaft mire ,duke mos bere punen si duhet ,plus duke vjedhur dhe pensionet e ndihma ekonomike jane aq sa per dy tre dite te muajit. Lavdoshi me poshte thote kjo nuk arrihetpa ngitur ekonomia....dakort jemi po kur do te ngrihet kur te plakemi te gjithe dhe dihet kush na pret me pas....!!!

    Përgjigju
  • Albani: 20/05/2018 20:43

    Qeverija e Rames nese nuk fokusohet ne mireqenjen e popullit ;ku te gjithe banoret qe jetojne ne Shqiperi te ken page kun mund te jetohet dinjtetshem, atehere kjo qeveri do te rrezohet para vjeshtes.Ne kete aspekt ministri i fiancave dhe ekonomise le ti ule pagat e qeveritareve dhe te nivelzohen pagat ne tere Shqiperine.

    Përgjigju
    • Lavdosh: 20/05/2018 22:06

      Dhe si mund ti rrisi rrogat qeveria ne te njejtin nivel me Italine? Aq e thjeshte eshte? Shqiptaret duhet te kuptojne qe mireqenia vine me pune dhe me zbatimin e rregullave. Puna sjell me te ardhura per njerezit dhe qeverine, e cila mund te rris pagat e sektorit publik dhe privat fale konkueshmerise dhe kerkeses do rrisi ato te tijat. Si gjithmone duhet te jemi te konkurrueshem dhe sot kete nuk e kemi. Fokus eshte ne rritjen e edukimit dhe jo diplomave fallco, permiresimin e turizmit, sherbimeve dhe bujqesise. Nje rritje e rrogave artificiale pa u mbeshtetur tek fuqimi i ekonomise do te kete pasoja negative. Shikoni cndodhi ne Greqi!

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Meta 'sfidon' Dumanin: Ilir Meta do jetë gjithmonë këtu! Ja ku më keni! Shtëpi, vila... sekuestrojini! SPAK-u tarallaku ta harrojë PL-në

Meta 'sfidon' Dumanin: Ilir Meta do jetë gjithmonë këtu! Ja ku më keni! Shtëpi, vila... sekuestrojini! SPAK-u tarallaku ta harrojë PL-në