Po kthehej nga puna, aksidentohet me motor, humb jetën 22 vjeçari shqiptar në Itali (FOTO+EMRI)

Po kthehej nga puna, aksidentohet  me motor, humb jetën 22 vjeçari shqiptar në Itali (FOTO+EMRI)

Viktima Gersi Ura

Një 22 vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Itali, pasi ka pësuar aksident me motor. Mediet italiane raportojnë se aksidenti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Fano, pranë Ankonas. Shqiptari, Gersi Ura, 22 vjeç, baba i një vajze 2 vjeçe, ishte duke u kthyer nga puna në momentin e aksidentit aksidentit, pasi punonte si kamerier në një restorant. I riu ka lënë pas gruan dhe një vajzë 2 vjeçe.

Ambulanca ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes e njoftuar nga dëshmitarët, por fatkeqësisht i riu nuk ka mundur t’u mbijetojë dot plagëve të marra dhe për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Policia nisi hetimet për shkaqet e aksidentit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Nju Jork, një person i vë zjarrin vetes para gjykatës ku mbahet gjyqi ndaj zotit Trump

Nju Jork, një person i vë zjarrin vetes para gjykatës ku mbahet gjyqi ndaj zotit Trump