Po kthehej për në Shqipëri, policia i bllokon 20 mijë paund emigrantit shqiptar që vinte nga Britania

Po kthehej për në Shqipëri, policia i bllokon 20 mijë paund emigrantit shqiptar që vinte nga Britania

Paund-ët që policia i sekuestroi shqiptarit

Policia Kufitare i ka bllokuar një emigranti shqiptar që po kthehej nga Mati një sasi parash prej 20 mijë e 300 paund. Shqiptari nuk i kishte deklaruar këto para në kufi teksa po hynte, ndërkohë që paratë ndodheshin në një makinë. Shqiptari me inicialet B.D.,40 vjeç ishte nga Mati dhe prej 7 vitesh qëndronte në Angli. Paratë iu gjetën të fshehura në tavanin e makinës.

Njoftimi i plotë:

Policia Kufitare në bashkëpunim me Doganën dhe Sektorin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Durrës i bllokojnë një shtetasi nga Mati, 20300 paund britanik, i cili nuk i deklaroi në kufi gjëtë hyrjes për në Shqipëri.

Kontrolli i imtësishëm në kuadër të bashkëpunimit me Policinë italiane në Bari nëpërmjet Zyrës së Oficerit të Kontaktit të Policisë së Shtetit në Itali, për një mjet që dyshohej se ishin fshehur vlera monetare. 

Më datën 21.10.2018 është përzgjedhur për kontroll të imtësishëm shtetasi B.D, 40 vjeç lindur në Mat dhe rezident prej 7 vitesh në Londer Angli, i cili kishte mbritur në Durrës me tragetin e linjës Bari- Durrës .

Nga kontrolli personal në prani të doganës, shtetasit B. D. i'u gjetën 5300 paund si dhe gjatë kontrollit të imtësishëm të mjetit, Policia gjeti të fshehura në tavanin e mjetit dhe 3 pako me vlera monetare 15.000 paund britanik.

Policia Kufitare ka bërë bllokimin e sasisë prej 20300 paund britanik ndërsa veprimet e mëtejshme po i kryen Drejtoria Vendore e Policisë Durrës për veprat penale “ Mosdeklarim të ardhurave në kufi” dhe "Pastrim të produkteve të veprës penale”.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Njeriu i protestave: 22/10/2018 09:44

    Oo shtete ku... lejni rob te gzojne sakrificat e migaracionit Dhe leket doni me ja marre ooo ku..va

    Përgjigju
  • Faslli: 22/10/2018 00:30

    Ne angli shiten pampers per burrat qe ju shpeton shurra aty me dash fut dhe 50.000 paund po ska dit maloku.

    Përgjigju
  • helga: 21/10/2018 20:39

    Ato para mund ti kete fituar me mund dhe djerse, për familjen e tij. 7 vjet në Angli është më se e arsyeshme.

    Përgjigju
    • Fraiku: 21/10/2018 21:23

      Parate me djerse nuk fshihen ne tavanin e makines Helga. Po i pati te ndershme ja kthejne bashke interesat, por kjo menyre transporti parash ka pak gjasa te jete e ndershme.

  • Noc rroku: 21/10/2018 16:14

    Mos u merrni me para qe jane fituar me gjak .po kapni te korruptuarit qe kan me miljona o shtet.

    Përgjigju
  • Altini...: 21/10/2018 13:24

    Po sa kan kaluar,gjeten nje person a e kuptoni korrupsion port Durres eshte Galopant

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'betejë' me SPAK, gazetari në 'Repolitix': I ka kallur datën! Galdini: Po bëhet drejtësi e negociuar

Meta në 'betejë' me SPAK, gazetari në 'Repolitix': I ka kallur datën! Galdini: Po bëhet drejtësi e negociuar