Protesta/ Banorët e ‘Unazës së Re’ tentojnë të hyjnë me forcë në bashkinë e Tiranës

TIRANE - Banorët e “Astirit” vijuan protestën edhe ditën e sotme, ndërsa tentuan që të futen me forcë në bashkinë e Tiranës. Të mbështetur edhe nga deputetët e opozitës, banorët, banesat e të cilëve preken nga projekti i zgjerimit të “Unazës së Madhe” protestuan për rreth një orë. Fillimisht ata bllokuan rrugën, ndërsa më pas tentuan që të hapin derën e hekurt me forcë për të hyrë në bashki.

Momenti i tensionit ka zgjatur pak sekonda, ndërsa të pranishme ishinforcat e policisë. Banorët i kanë bërë thirrje kryebashkiakut Veliaj që ti presë për të diskutuar për të gjetur një zgjidhje për banesat e tyre. Por Erion Veliaj u shpreh se nuk ka asnjë shans që projekti të ndalet dhe akuzoi opozitën për protestën.

U bëjmë thirrje që të ulen me banorët. Pse po na dënon me vdekje? Le të vijë të na bëjë varrin atje, por shtëpitë nuk i lirojmë. Ne kemi gabuar për faj të shtetit, kur unë bëra shtëpinë ku ishte ti shtet? Na mbytën. Shtëpitë do i mbrojmë me gjak. Jemi të paligjshëm në truallin tonë.

Banorët e “Astirit”

Për projektin e unazës së re parashikohet që të prishen 317 objekte, 163 prej të cilëve janë në proces legalizimi dhe do të skualifikohen, 123 janë me vërtetime pronësie. Mes banesave që janë prekur nga plani dhe pritet që të prishen është edhe ajo e Nexhmije Hoxhës. Prishja e ndërtesave të banimit ka shkaktuar reagime nga banorët e zonës.

Banesat në "Unazën e Re" janë ndërtuar pas viteve '90 dhe pjesa dërrmuese e tyre nuk janë të legalizuara. E ndërsa protesta vijon prej 10 ditësh qytetarët në Tiranë ndajnë mendime të kundërta për këtë situatë, pasi disa mbështesin banorët, ndërsa të tjerë e cilësojnë të domosdoshme për ndërtimin e unazës së re.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:10
Protesta për shtëpitë te ‘Unaza e Re', momenti kur banorët tentojnë të hyjnë me forcë në bashki (FOTO)
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Balliu: 13/11/2018 14:13

    Bejne protesta per te mbrojtur pronat e zaptuara sikur eshte prone e tyre.Le te shesin pronat qe kane andej nga kane ardhur dhe pastaj ta blejne ku te duan

    Përgjigju
  • Bora: 13/11/2018 13:23

    Perse jane lene kaq vite te ndertojne e jetojne pa leje dhe qyl. I lejoi Sala me lakenjte e tij per ti marre votat. Kjo quhet vjedhje o Sali o Lul.

    Përgjigju
  • gezim: 13/11/2018 13:15

    vazhdo sic je mos u ndal ke gjithe tiranen nga pas ke gjithe astirin dhe yzberishin qe u shkaterrua nga trafiku dhe gjithe cfare kalon aty . beje si te projekti sic e bere te komuna siper ke qef tkalosh

    Përgjigju
  • miri: 13/11/2018 13:13

    beje Lali unazen se zaptuset se kuptojn zhvillimin , filloje sa me shpejt punen se u meruam ne trafik tu befsha

    Përgjigju
  • Fredi: 13/11/2018 13:10

    Kam gabuar se me la shteti, ku kishte shtet atehere o bageti. U hap gardhi dhe vershuat si hordhi barbare. Me sakte de kaq nuk behet, kush ka blere do demshperblehet. Te tjeret tu mesojne dhe femije e te tyre qe vjen nje dite qe ligji nuk fal.

    Përgjigju
  • Tirana: 13/11/2018 11:30

    Shkoni te sala se aj ju mori ne cafe. Ju la me nertu ven e pa ven e derra.

    Përgjigju
    • Qytetari: 13/11/2018 18:55

      Ne cdo vend te kesaj Europe qe duam te hyjme , ne raste te tilla NDODH E NJEJTA GJE.CPRONESIMI DHE SHPERBLIMI.TE MOS HARROJME QE ESHTE TOKE QE PUSHTUAR DUKE MENJANUAR PRONARETE LIGJSHEM .KETA TE FUNDIT NUK E KANE MARRE ASNJEHERE PRONEN E TYRE . TE MESOJNE KETA NJEREZ QE NUK FITOHET E DREJTA DUKE SHKATERRUAR POR DUKE NDERTUAR....

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

E konfirmon Cesena, Cristian Shpendin e kërkojnë në Serie A

E konfirmon Cesena, Cristian Shpendin e kërkojnë në Serie A