Po trafikonte kanabis me furgon drejt Malit të Zi, kapet shkodrani/ Emri

Po trafikonte kanabis me furgon drejt Malit të Zi, kapet shkodrani/ Emri

Foto ilustruese

SHKODËR-Një person është arrestuar nga policia, pasi po tentonte që të trafikonte drejt Malit të Zi rreth 15 kg kanabis. I arrestuari është Genc Nikshiqi 37 vjeç, banues në lagjen “Kongresi i Përmetit” Shkodër.

Ai u kap në doganën e Muriqanit, pasi kishte fshehur në mjetin tip Benz Furgon, me targa AA591RT 24 pako lëndë narkotike kanabis, ku pas peshimit rezultoi me peshë 15.5 kg.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike, e mbetur në tentativë” parashikuar nga neni 283/a/22 i Kodit Penal.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Kam lindur në Athinë, por jam patriot i atdheut tim': Mario Mitaj: Populli rus i thjeshtë dhe miqësor

'Kam lindur në Athinë, por jam patriot i atdheut tim': Mario Mitaj: Populli rus i thjeshtë dhe miqësor